Nënë Liza i bashkohet protestës: Rama nuk ka besë prej meje, duhej të kishte dhënë dorëheqjen
Figura e njohur e qëndresës së banorëve të “5 Majit”, nënë Liza sot i është bashkuar protestës, ku ka përsëritur kritikat e saj ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se nuk i beson më dhe se sipas saj ai duhej të kishte dhënë dorëheqjen pas përplasjes me banorët gjatë aksionit për shembjen e banesave.
Në deklaratën e saj, ajo u shpreh se ngjarjet e ndodhura në “5 Maj” i kanë shkatërruar çdo besim ndaj kryeministrit. ”Besë të pabesit nuk i jep kush. Rama nuk ka besë prej meje për 1000 vjet. Të ishte me besë do të kishte dhënë dorëheqjen sepse kemi 2 muaj në protestë”,-u shpreh nënë Liza. Ajo kritikoi edhe përfaqësuesit politikë, duke thënë se nuk u përballën me qytetarët gjatë protestave.
”Deputetët u fshehën si minj kanalesh. Rama do dru se ndryshe nuk del”,-deklaroi ajo. Duke kujtuar ndërhyrjen e policisë në zonën e “5 Majit”, nënë Liza tha se mënyra se si u trajtuan banorët ishte e papranueshme. ”Kur kam parë se na tërhoqën zvarrë, më keq s’ka. Ka shitur policinë dhe na solli në shtëpi 1000 policë”, tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

