Nënkryetari i PR: Propozimet e PS-së, tallje për klasën politike e ndërkombëtarët

Nënkryetari i Partisë Republikane, Blendi Sulaj shpreson që opozita e bashkuar të shtrojë sa më parë për diskutim në tryezën e Këshillit Politik propozimet e saj në formën e një drafti, ashtu siç ka kërkuar edhe negociatori i PS-së Damian Gjiknuri.

”Ne jemi për lista të hapura 100%, por nga ana tjetër kemi mazhorancën e cila tha që jemi dakord për hapjen e listave, por pastaj solli një draft i cili ishte një tallje jo vetëm për klasën politike por edhe për faktorin ndërkombëtar. drafti jonë i cili duhet të jetë i saktë se cilat janë propozimet tona për këtë situatë që jemi vënë përpara duhet të nisë sa më parë sepse nuk kemi shumë kohë, jemi pranë zgjedhjeve”,- deklaron Sulaj për ”Report Tv”.

Kërkesën për t’iu drejtuar OSBE/ ODHIR për t’i marrë ekspertizën në lidhje me koalicionet parazgjedhore, Sulaj e konsideron të drejtë, pasi sipas tij demokracia në vendin tonë ende çalon.

PR-ja është gati për ti siguruar më shumë mandate se zgjedhjet e kaluara opozitës. Sulaj thotë se takimet në bazë kanë nisur prej 6 muajsh dhe janë aktivizuar të gjitha strukturat për të patur numër më të lartë të mbështetësve, për të cilët nuk ka frikë se mund të shohin si alternativë partitë e reja.

SHKARKO APP