Nënshkodra protestë për përmbytjet, i kujtojnë paralajmërimet e Doshit

Shkodër – Sikundër dhe kishin paralajmëruar, banorët e Nënshkodrës të prekur nga përmbytjet e 2010-2011 kanë bllokuar aksin Shkodër-Lezhë.

Nga “Harku i Berdicës”, dhjetëra banorë iu drejtuan qeverisë me kërkesën të dëmshpërblejë të plota dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.Sipas tyre qeveria e majtë e ka marrë tashmë një paralajmërim nga deputeti i qarkut të tyre Tom Doshi dhe se duhet të mbajë premtimet. Ata kërcënuan edhe me bojktim të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.Banorët paralajmëruan gjithashtu se nuk do të shlyejnë detyrimet ndaj OSHEE-së nëse nuk do të dëmshpërblehen.

SHKARKO APP