Nënshkruhet marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Luksemburgut

Zv. Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Vjollca Braho, së bashku me Ministrin e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore të Luksemburgut, Z. Romain Schneider, firmosën marrëveshjen administrative midis qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut.
Një lajm i mirë për më shumë se 1300 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Luksemburg dhe anasjelltas, të cilët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga marrëveshja për njohjen e periudhave kontributive mes Shqipërisë dhe Luksemburgut.

Falë kësaj marrëveshje bëhet e mundur që shtetasve të të dy vendeve t’ju njihen periudhat kontributive për efekt të vjetërsisë në punë dhe të sigurimeve shëndëtësor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Në fjalën e saj, zv. Ministrja Braho, u shpreh se pavarësisht vështirësive të hasura, do të vazhdojmë punën për nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla me të gjithë vendet ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, në mënyrë që askush të mos humbë asnjë qindarkë nga paratë e derdhura për efekt pensioni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?