Nënshkruhet Protokolli i Binjakëzimit ndërmjet qyteteve të Beratit dhe Manisës në Turqi.

Ceremoni e veçantë në Manisa rezervuar  qytetit  tw Beratit- Pasuri e UNESCO-s .

Në datën 22 Prill 2016 në Bashkinë e Manisës në Turqi, u nënshkrua Protokolli i Binjakëzimit ndërmjet qyteteve të Beratit dhe Manisës. Protokolli u nënshkrua nga Kryetarët e Bashkive respektive, Z. Petrit Sinaj dhe Z. Cengiz Ergün  dhe synon bashkëpunimin për projekte të përbashkëta në disa fusha si: ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe historike, nxitja e projekteve për të rinjtë, trajnime të stafeve, bashkëpunim ekonomik dhe projekte në fushën sociale.

f7d892fa-d16d-4a74-90dd-35d7d881b883

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë vizitës zyrtare në Manisa, Delegacioni i Bashkisë Berat kreu disa takime me Prefektin e Manisës Z.Erdoğan Bektaş dhe Kryetarin e Bashkisë Şehzadeler , ecila është pjesë e Rajonit Manisa, Z. Ömer Faruk Çelik. Në takime , pati një vlerësim të vecante për vlerat që përfaqëson qyteti I Beratit dhe u shpreh interesi i përbashkët për të nxitur projekte konkrete për komunitetet e dy qyteteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protokolli i Bashkëpunimit ndërmjet qyteteve u iniciua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Turqi .

Manisa është një qytet i madh në rajonin e Egjeut të Turqisë dhe selia administrative e Provincës Manisa.

Manisa moderne është një qendër e zhvilluar e industrisë dhe të shërbimeve, duke patur avantazh afërsinë e saj me qytetin port ndërkombëtar të Izmirit dhe nga rrethinat e saj pjellore të pasura në sasi dhe shumëllojshmëri të prodhimit bujqësor.

Në 2004/2005 Manisa u zgjodh në mesin e 200 garuesve ndër  qytetet Evropiane me kosto më efektive, sipas revistës FDI, ecila përcakton Qytetet dhe Rajonet Evropiane të së Ardhmes .  Qeratë e saj  industriale jashtëzakonisht të ulëta dhe kostoja konkurruese e punës,  janë vënë  veçanërisht në dukje.

c044532c-b493-47d8-93ed-8a3f1e21d626
Në vitin 2007, Manisa u emërua ndër 89 qytete Evropiane si fitues për kategorinë për potencialet më të mira  ekonomike në Evropën Juglindore  .

Manisa ka të regjistruar afërsisht 200 milion dollarë amerikanë në investimet e huaja direkte në vitin 2004 dhe në biznese të njohura të tilla si mallrat italiane e kompanisë Indesit, mallra elektrike të kompanisë  Bosch, dhe kompani paketimi Rexam dhe Imperial Tobacco të Britanisë së Madhe  të cilat kanë investuar në Manisa.
Manisa dhe disa nga qendrat e veta në varësi të rretheve kanë arritur në mënyrë solide një bazë të rëndësishme industriale të prodhimit në dekadat e fundit, në shkallë të gjerë të përpunimit bujqësor dhe aktivitetet e lidhura me të (prodhimin e miellit dhe vajit të  ullirit, tekstile, artikuj lëkure, mjetet dhe makineritë bujqësore , kultivimin e pambukut etj).

016d3c01-322e-4650-87a5-99e6b6b2de5f

649c46d2-d35d-4705-96a9-daeda41b9b81

ffbdd698-1e7b-4bc5-b053-1ee28909d790

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?