Nensi Dojaka shpallet stilistja e vitit në Britaninë e Madhe

Stilistja e njohur shqiptare, Nensi Dojaka, ka fituar një tjetër çmim të rëndësishëm në karrierën e saj, duke u shpallur stilistja e vitit në Britaninë e Madhe.

Pasi u vlerësua, në muajin shtator, me çmimin prestigjioz të Fondacionit “Louis Vuitton” për stilistët e rinj, ajo ka marrë një tjetër vlerësim.

Media e huaja shkruajnë se Nensi Dojaka, është fituese e çmimit British Fashion Council për talentet e reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stilistja nga Kosova e mori çmimin mbrëmjen e djeshme në eventin vjetor të Fashion Award.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pas çmimit LVMH, ndjeva shumë më tepër presion sepse njerëzit prisnin të shihnin se çfarë do të ndodhte më pas, dhe ata ende janë duke pritur. Industria pret shumë, shumë shpejt, por gjërat kërkojnë kohë”,-tha ajo.

Stilistja shqiptare është e njohur më së shumti për modelet e saj ekstravagante të veshjeve, me prerje të ndërlikuara, të cilat janë veshur nga yje si Dua Lipa dhe modelja me famë botërore Bella Hadid.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?