Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nëntori i librit, ja 5 surprizat e Bukinist gjatë panairit

Aktualitet E premte, 5 Nëntor 2021 13:27
Nëntori i librit, ja 5 surprizat e Bukinist gjatë panairit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Platforma më e madhe online e librit në Shqipëri, Bukinist.al sjell oferta speciale për anëtarët “Mik i Bukinist” (5-12 nëntor 2021) për “librat e rinj” dhe ato që pritet të hidhen në qarkullim këto ditë (13 – 16 nëntor 2021), me Panairin e Librit Online (17 – 21 nëntor 2021) ku mbi 10 mijë librat do të jenë me ulje ekskluzive; rikthehen bisedat online në Facebook, Instagram, Youtube me botues, autorë, përkthyes dhe studiues dhe do të ketë një ofertë speciale me rastin e festave kombëtare të 28 – 29 nëntorit përmes një liste rekomandimesh me “109 libra” me rastin e 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Lexuesit janë të ftuar të marrin pjesë në mini-konkurset e përshtypjeve, video-review-ve apo të fotove

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Albert Gjoka*
Nëse ka një muaj që mund të konsiderohet si festa e vërtetë e librit, – padyshim është nëntori: Jo thjeshtë për faktin se zhvillohet panairi i përvitshëm nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, por sepse thuajse të gjithë flasim më shumë se në çdo periudhë tjetër të vitit për librin dhe leximin.
Gjatë vitit të kaluar platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al ishte e vetmja hapësirë virtuale që mundësoi një panair të vërtetë online në kushtet e pandemisë, së bashku me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë. Bukinist iu ofroi një stendë virtuale botuesve shqiptarë, dhe arriti të realizojë rekorde shitjesh online të botimeve në gjuhën shqipe.
Viti 2021 riktheu mundësitë fizike të zhvillimit të Panairit të 24-ërt të Librit Tirana 2021 në mjediset e Pallatit të Kongreseve, ndonëse në mënyrë disi të kufizuar për shkak të masave anti-Covid. Padyshim, ky është një lajm i gëzueshëm edhe për botuesit edhe për lexuesit. Kësaj radhe Bukinist.al do të jetë me një stendë në mjediset e Panairit të Librit “Tirana 2021”, ku do të ketë mundësi të komunikojmë me botues dhe lexues përgjatë pesë ditëve të zhvillimit të tij, por do të vazhdojë traditën për të pestin vit radhazi për të bërë edhe Panairin Online të Librit. Kësaj radhe, e kanë pagëzuar me emrin “Nëntori i Librit”. Ky panair virtual do të jetë një mundësi shumë e mirë për të gjithë ata që e kanë të pamundur që të jenë të pranishëm fizikisht në mjediset e Pallatit të Kongreseve: si për lexuesit nga rrethet e Shqipërisë; për lexuesit nga Kosova, për të cilët kësaj radhe kostoja e transportit për çdo pako librash do të jetë vetëm 3 euro, por edhe për bashkëatdhetarët tanë nga diaspora. Ky event do të jetë festë gati 1-mujore, e cila nis më datë 5 nëntor dhe do të mbyllet më 30 nëntor, në mbyllje të festave kombëtare të Pavarësisë dhe të Çlirimit të vendit.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 9 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 9 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 10 orësh

Por, le ti zbulojmë një nga një të pesë surprizat që janë përgatitur për lexuesit:
1. Të gjithë lexuesit që duan të jenë pjesë e komunitetit të artë “Mik i Bukinist”, këtë periudhë e përfitojnë këtë status duke bërë vetëm 1 porosi tek platforma, – duke nisur që nga data 5 nëntor deri më 12 nëntor. Për të gjithë lexuesit që tashmë e kanë këtë status dhe ia dinë vlerat, në këtë periudhë, pra më 5 -12 nëntor do të përfitojnë -20% ulje për të gjithë librat që janë online.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

2. Në periudhën 13 -16 nëntor të gjithë lexuesit që duan të dinë për librat e rinj që po hedhin në qarkullim shtëpitë botuese, kanë një mundësi fantastike që të informohen përmes platformës Bukinist.al, por sigurisht, do të përfitojnë edhe nga ofertat që janë përgatitur: Për herë të parë, u është krijuar mundësia lexuesve tanë që të bëjnë pre-order (parapagim) për të gjithë librat që pritet të hidhen në qarkullim së shpejti. Këto libra dhe librat e rinj përgjatë pesë ditëve do të jenë në ofertë -10%. A e dini se autorë të mëdhenj si Orhan Pamuk, J.K. Rowling, Napoleon Hill, Bill Klinton & James Patterson, e shumë të tjerë do të vijnë me surpriza të bukura për lexuesit tanë gjatë këtyre ditëve?! Përmes Bukinist ju e dini se cilët libra pritet të dalin gjatë këtij muaji të bukur libror….

3. Duke nisur me çeljen e Panairit të 24-ërt të Librit “Tirana 2021”, pra më 17 – 21 nëntor, mbi 10 mijë libra që ndodhen online tek Bukinist.al do të jenë në ofertë speciale, falë edhe bujarisë dhe dëshirës së shtëpive tona botuese, ku shumica prej tyre kanë vendosur që të japin ulje të dedikuara për lexuesit.
Shtëpitë botuese kryesore do të kenë stenda virtuale tek Bukinist.al dhe do të promovohen librat e rinj, ofertat dhe eventet që do të bëhen përgjatë 5 ditëve. Gjatë periudhës 21-26 nëntor do të jetë periudha më e zjarrtë me oferta fantastike që botuesit do të japin përmes Bukinist.al tek lexuesit, dhe të cilat do t’jua bëjnë të ditur në të gjitha kanalet e komunikimit.

4. A e dini se eventet online me autorët, botuesit, përkthesit dhe studiuesit do të vazhdojnë si pjesë të traditës së krijuar tashmë me Panairin e Librit Online, Festivalin e Librit dhe me Book Fest-in që u zhvillua gjatë tetorit në TEG, ku gjatë pesë ditëve të panairit fizik, së bashku me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë do të transmetohet live përmes rrjeteve sociale të Bukinist.al, Shoqatës së Botuesve dhe të vetë enteve botuese në Facebook, Instagram dhe Youtube biseda për librin dhe lexuesin, – do të vijnë këndvështrime dhe ide për tregun e librit dhe promovimin e tij. Pjesa më e bukur e këtij eventi të madh 25-ditor janë edhe mini-konkurset dhe quizet e ndryshme në rrjetet sociale: Po ashtu, janë të mirëtura review-t, video-review-t dhe fotot e lexuesve, të cilat do të ndahen me miqtë e tjerë.

5. Nëntori i librit nuk do të ishte i tillë pa ofertat që do janë menduar për festat e nëntorit, të cilat do ta bëjnë më të bukur këtë muaj. Në periudhën 27-30 nëntor, përgjatë ditëve të Festës së Pavarësisë dhe Ditës së Çlirimit, të gjitha librat e listuar tek “109 vjet Pavarësi – 109 libra” do të jenë me ulje -20% për të gjithë ata lexues që duan të dinë më shumë për historinë e Shqipërisë, për jetën dhe traditat, për personalitetet që kanë lënë gjurmë, për kulinarinë, të drejtën juridike, për gjithën shqipe dhe kështu me radhë.
Këto janë 5 surprizat që stafi i Bukinist.al ka menduar për miqtë e tij, – duke ofruar shërbimin më të mirë; me ofertat më të mira për lexuesit në Tiranë, në rrethe, deri në fshatin më të largët të Shqipërisë, në Kosovë, Maqedoni dhe në çdo cep të botës ku jetojnë dhe punojnë bashkëatdhetarët tanë.

Bukinist.al është platforma më e madhe online e librit në Shqipëri, – pjesë e kompanisë leader në e-commerce, Aladini Trade Partner.
*Autori është menaxher i platformës Bukinist.al

Etiketat e lidhura

libripanair
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.