Nëpër sera mbillet kanabis në vend të perimeve

 

Ka kohe qe flitet se ne shume prej serave te vendit kultivohet kanabis. Policia zbuloi një tjetër plantacion serash të mbjella me kanabis. Zbulimi u bë sëri në Myzeqe, në Lushnje. 1 400 rrënjë të bimës narkotike ishin kultivuar në komunën e Gradishtit, nga Ardian Kokoni. 46 –vjeçari kishte kohë që kujdesej për to. Policia tha se bimët ishin të larga 50 deri në 70 centimetra. Ai kishte edhe një makineri që shërbente për tharjen e kanabisit pas vjeljes.

Më 20 mars policia zbuloi një tjetër plantacion serash, po në Lushnje, në fshatin Barbullinjë, me 3 mijë rrënjë kanabis. Besnik Bali, 37 –vjeç u arrestua në operacionin e koduar me emrin “Serat”, i njëjti emër që mban edhe operacioni i paradites së sotme. Qeveria ka premtuar se ka një program për të rilindur edhe bujqësinë, por kultivimi i kanabisit nëpër serat e Myzeqesë po kthehet në fenomen .

Pas bllokimit te trafikut ne Lazarat prej policise informacione te besueshme tregojne se ne rrethet Shkoder, Malesi e Madhe, Fier, Lushnje, Gjirokaster dhe Tepelene mbillen kanabis ne vend te perimeve.

SHKARKO APP