Neranxi: Ja pse si qëllova hajdutët

Ish-deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, Nikollaq Neranxi ka rrëfyer momentet kur u sulmua nga maskat të cilët vodhën xhiron ditore në firmën e tij.

Në një shkrim për Panoramën, Neranxi ka thënë se ka dashur t’i qëllojë me armë hajdutët porse avokati i tij e ka këshilluar që mos t’a bëjë këtë gjë.

“Kam ndjekur çdo sekondë të grabitjes dhe reagimi i parë ka qenë që të urdhërojë të ndalohej çdo gjë, qoftë edhe me armë. Por avokati i kompanisë më këshilloi që të mos t’a bëja pasi legjislacioni shqiptar është i tillë që nuk t’a njeh vetëmbrojtjen, qoftë edhe në pronën tënde”, ka thënë Neranxi.

Ai ka akuzuar edhe policinë se nuk po tregohet kompetente për zgjidhjen e kësaj çështje duke qenë se ka gjithë provat që i nevojiten për kapjen e autorëve të grabitjes.

“U kam dhënë policëve gjithë provat filmike që disponoja, por ende nuk ka të arrestuar. Unë jam thjesht një statistikë në listën e personave të grabitur pa asnjë autor. Më thonë që të respektoj ligjin, por problemi është se sot ligjet nuk janë në anën time dhe duke mos qenë në anën time janë automatikisht në anën e atyre që më grabitën”, tha Neranxi.

SHKARKO APP