“Nëse më 15 Mars përfundon reforma, në Tetor ka zgjedhje”, Kristaq Kume tregon hollësi të marrëveshjes politike
Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku gjatë bisedës me gazetarin Enea Meksi, ka bërë një historik të shkurtër të procesit të reformës zgjedhore, përplasjet që kanë pasur palët politike dhe afrimet me njëra-tjetrën.
Kume tha pas kësaj se, shpreson në përfundimin e reformës zgjedhore deri në datën e përcaktuar që është me 15 Mars, dhe kjo sipas tij nuk duhet bërë vetëm për faktin se është një nga kushtet kryesore për procesin e integrimit, por që më në fund, vendi ti nënshtrohet një rendi zgjedhor ku pëlqimi i sovranit të përkthehet si duhet në përfaqësimin e tij.
“Formimi i Këshillit Politik është një institucion që funksionon jashtë parlamentit por për parlamentin. Ishte një zgjidhje për të cilën duket se palët ranë dakort për realizmimin e kushteve me detyrimin për të realizuar reformën zgjedhore përmes të cilës kërkohet të bëhen ndryshime në përputhje ose sipas rekomandimeve të OSBE-ODHIR në zgjedhjet e radhës. Tek ne nuk është se kanë munguar dakortësitë, ashtu sikurse nuk kanë munguar as padakortësitë e konfliktet e artificiale. Në fund fare rezultati jo vetëm nuk ka qenë siç është pritur, por edhe shumë larg nga ajo që është pritur të bëhet. Të bën skeptik në këndvështrimin tim, por mendoj se duhet lënë pas dhe të shikojmë se çfarë do të bëjnë.
Nëse i referohemi dokumentit të firmosur dy ditë më parë nga Këshilli, me pjesmarrjen edhe të ekspertëve, ata kanë rënë dakort të parashtrojnë të gjitha rekomandimet. Ajo që të tërheq vëmendjen është vënia e theksit, ku në kuadër të kësaj pune do të synohet të arrihet për ngushtimin e hapësirave që si rezultat disa fenomene kanë ndikuar në kriminalizimin e zgjedhjeve.
Shkurti i 2018 ku komisioni i reformës zgjedhore paraqiti platformën e tij, dhe mori vendimin për të trajtuar çdo problem që vihej në tavolinë. Mazhoranca kishte deklaruar se do të ndiqte rekomandimet e OSBE. PD në tetor të 2018 tha se kaq nuk mjaftonte, por krahas punës në këtë komision, bashkë me të duhet të punohet edhe për dekriminalizimin e zgjedhjeve. Ka qenë ky moment kur anëtarët e opozitës u larguan, largim që u thellua më tej me djegien e mandateve në Shkurt të 2019. Gjithë kjo situatë vijoi me riformatimin e komisionit, ranë dakort, ku theksi nga opozita parlamentare u vendos nevoja për të trajtuar sistemin zgjedhor. Kjo nuk ishte diçka e paparashikuar edhe në reformën e mëparshme, por ishte e theksuar. Aty u thirr edhe opozita jashtë parlamentare si vëshguese por kjo e fundit nuk e pranoi, kemi një afrim në tetorin e kaluar dhe jemi tani në një gjetje të re që ka marrë përsipër të trajtojë të gjitha çështjet. Këtu gjërat janë përcaktuar me data, është vendosur si datë fundore 15 Marsi”, tha Kume.
A ka kohë për ti përmbyllur të gjitha çështjet që janë vendosur në tavolinë deri me 15 Mars?
Kume: Nëse ka vullnet nuk është koha që mund të vendosë nën presion arritjen e rezultateve. I kanë në dorë të gjitha materialit që do të trajtohen, mjafton të ketë vullnet dhe të merren vesh. Shpresoj se situata, kushtet, arsyet, që çuan në këtë zgjidhje janë të tilla që e detyrojnë dhe e vendosin në kushtet e presionit gjithë këtë trupë që e ka marrë përsipër, për ta realizuar deri në datën e përcaktuar, datë e cila bën shumë sens në lidhje me atë që presim në Samitin e Zagrebit. Nuk mund të shkonim në atë Samit nëse do të rrinim si deri dje, pa treguar se jemi gati të punojmë së bashku jashtë interesave të tjera. Ky produkt do ju jepet gjithë qeverive të vendeve, dhe këta vendosin për procesin e integrimit.
Partitë kryesore në vend kanë akuzuar njëra-tjetrën se nuk e duan integrimin, mendoni se kjo tryezë do ti zgjidh çështjet kryesore që kërkon BE?
Kume: Ajo që arrihet është shumë larg asaj që kërkojmë ne të arrihet, zgjedhjet nuk kanë pse bëhet që ne të vlerësohemi nga të tjerët, por për veten tonë. Ne kemi vendosur në ’98 me referendum një parim të rëndësishëm që thotë “Sovran është populli që e realizon sovranitetin e tij përmes përfaqësuesve që i zgjedh përmes zgjedhjeve demokratike”. Pra gjithçka që duhet të bëhet duhet të arrihet përmes këtij parimi dhe nuk ka pse thuhet se ne do ta bëjmë se është parimi kryesor i integrimit. Por e gjitha duhet bërë nga ne dhe për ne.
Prekët kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit, ju si e shikoni, a duhet shkuar në lista të hapura?
Kume: Ne kemi treguar duke iu referuar edhe sistemit të fundit, proporcional rajonal ku votohet për partitë. Ky sistem ka krijuar problem për në si shoqëri që në vlerësimin tim janë në bazë të asaj që ka ndodhur dhe jemi akoma pa e zgjidhur, krizës politike. Kemi devijuar nga rregullat e demokracisë përfaqësuese. Nuk ka mundësi të deklarohet vetë sovrani se kë do si përfaqësues në Parlament, në këshillin bashkiak. Ndarja e Shqipërisë në 12 Rajone ka bërë që vota të mos jetë e barabartë dhe të përkthehet në mandate. Kjo sepse ne zbatojmë proporcionalin në mënyrë që të ndodhi kjo gjë. Për mendimin tim janë arsye të plota për gjetjen e një sistemi që pamundësojnë shfaqjen e këtij fenomeni, të studiojmë dhe gjejmë diçka që i përgjigjet kushteve tona për të realizuar përkthimin e vullnetit në të mandatuar.
Të bëhet i zbatueshëm standarti i institucionit të votës. Kur janë anashkaluar këto arsye të mëdha, janë hedhur në diskutim të tjera arsye siç është vjedhja e votave, mos zbatimi i rregullave, etj duke i adresuar këto fenomene sistemit, pastaj është e panatyrshmne, se nuk është sistemi qëe i prodhon sistemi. Është një artificë që përdoret shumë shpesh për të anashkaluar problemin dhe arsyen që është e domosdoshme për ndërhyrjen në sistem. Janë pikërisht dy partitë e mëdha që nuk duan ndryshimin e sistemit sepse heq prej tyre kompetencat e mëdha për emërimet në Kuvend e në pushtetin vendor. Ky sistem u jep atyre të përfitojnë nga votat e partive të vogla. Mënyra se si e kanë zgjedhur sistemin për partitë e vogla, janë të konvertuuara në përfitim të partive të mëdha.
Si ka mundësi që partitë e vogla që thonin se ndryshimi i sistemit është pika kryesore e reformës, çuditërisht kanë hequr dorë. Po ti marrësh parasysh arsyet pse u larguan nga njëra-tjetra kahjet politike bëri që kriza të dalë në dukje. Fakti që kokëfortësia nuk është instrument për të zgjidhur problemin apo për të mbajtur situatën në favor të interesave të tua. Ka kaluar koha kur mazhoranca vepron si të dojë apo opozita të qëndrojë në të njëjtat pozita. Janë afruar dhe kjo është nisja e procesit për të realizuar zgjedhjet e ardhshme. Për mua nuk ka rëndësi se kur, por se si po. Këto zgjedhje mund të bëhen nëse gjithë këto punë që janë parashikuar të plotësohen, me 15 mars, zgjedhjet e tjera duhet të bëhen në Tetor, sepse nuk ka arsye ta zgjasim më gjatë këtë situatë. Në këtu kushte unë do të ftoja të thotë çdo kush që shumë mirë që ranë dakort, duhet të kemi parasysh se ky vend ka nevojë për zgjedhje të tjera, pasi arritja në përmbushjen e parashikimeve në reformën zgjedhore duhet implementuar.