“Nëse nuk ndëshkohen ata që kanë mëkatuar në kurriz të popullit, emigrimi do vazhdojë”
Shqipëria duhet se do të ketë sfida të mëdha për 2020. Sociologu, Gëzim Tushi, i ftuar në RTV Ora vlerëson se nëse nuk ka rezultate të qarta në luftën kundër korrupsionit dhe ndëshkimin e zyrtarëve që kanë abuzuar me pushtetin, largimi i qytetarëve nga vendi do të vazhdojë.
“Duhet goditur korrupsioni, klasa politike duhet të jetë më e përgjegjshme. Ata që kanë spekuluar me pushtetin, me detyrat duhet të ndëshkohen dhe besoj se është një nga gjërat që presinshqiptarët. Viti 2020 duhet të jetë një vit shumë i rëndësishëm jo thjesht për të festuar, por për të ndëshkuar ata që kanë bërë mëkate në kurriz të popullit, ekonomisë dhe pasurisë së këtij vendi. Gjërat duhet të shkojnë në vend dhe qytetarët nëse nuk ndodh kjo do të thotë që mosbesimi do të jetë akoma më i madh dhe largimi nga Shqipëria për këto shkaqe do vazhdojë”,- tha Gëzim Tushi.