“Nëse Opozita nuk fiton Shkodrën, Berisha dhe Basha të varin një gur në qafë tek Ura e Bunës!”

Nga Lindita Kokoli-

Nesër janë zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki, ku spikat beteja për Shkodrën. Deri tani kandidati i Berishës duket në avantazh nga sondazhet, por mund të ketë edhe surprizë që PS-ja të fitojë Bashkinë e Shkodrës, duke thyer mitin 31 vjeçar të këtij bastioni të djathtë.

PD-ja siç dihet kandidon në dy pjesë, e përçarë. PD-ja zyrtare me Bashën dhe PD-ja demokrate e konvertuar në “Shtëpia e Lirisë” më Berishën si lider.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse do të kishte një opozitë të bashkuar, Shkodra ishte e sigurtë se fitohej nga e djathta, por deri nesër në mbremje asgjë nuk dihet se si shkon vota.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama e do me çdo kusht Bashkinë e Shkodrës, ndaj krejt PS-ja ka zbarkuar në këtë qytet verior.

Por në rrjetet sociale zien debati se PD-ja ndodhet në ditën e saj me të zezë, bile shkruajnë se “Nëse Opozita nuk fiton Shkodrën, Berisha dhe Basha të varin një gur në qafë tek Ura e Bunës!”.

Dhe nuk e kanë gabim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?