Nëse SPAK ka vendosur të kontrollojë median, të sekuestrojë të gjitha televizionet
Nga:
Sot, të gjithë shqiptarët kanë parë me sy dhe dëgjuar me vesh , se si ditën për diell tentohet të vritet fjala e lirë e të merret peng mundi i gazetarëve ku nëpërmjet një Strukture të ashtuquajtur “SPAK” që vepron kundra Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar , e drejtuar kokë e këmbë nga Pushteti dhe Qeverisja aktuale e Partisë së inkriminuar Socialiste e z. Rama ka urdhëruar të sekuestroj Pasurinë e z. Ylli Ndroqi, Presidentit të “Yldon Media Group” dhe Pronarit të një prej televizioneve më të mëdha informative në Shqipëri ‘Ora News’ –
Jam krejt dakort nëse kjo Strukturë ka vendosur të kontrolloj median, atëherë në menyrë parimore dhe brenda ligjit duhet të sekuestrojë të gjitha mediat, dhe pronaret e televizioneve shqiptare.
Por kjo cfarë ka ndodhur me 2 Gusht, është vetëm një sulm dhe hakmarrje e ndyrë e Pushtetit ndaj z. Ndroqi i cili ndryshe nga shumë themelues të tjerë të Medias në Shqipëri, e ka ndërtuar këtë Televizion për 0 përfitim vetjak përpos interesit të shqiptareve për t’i përcjellë të verteten si e vetmja dritare e madhe informative që prodhon lajm të paanshëm dhe u shkon deri në fund pazareve e aferave të korrupsionit, e skandaleve të Pushtetit.
Unë nuk jam e surprizuar për aq kohë sa Sistemi i Drejtësisë është pjesë e Pushtetit, për aq kohë sa drejtësia është e politizuar.
Kam punuar në Ora News në fillimet e saj, e jam krenare që i kam shërbyer shqiptarëve me vërtetësi nën logon e “Ora News” si Lider në Fushën e Informacionit. Për aq kohë sa kam qënë pjesë e këtij ekrani nuk më është kërkuar asnjëherë nga Presidenti të censuroj të verteten.
Sepse Ora News është e ndërtuar në idealin për të bërë media të lirë e si e tillë askush dhe asgjë nuk do mundet t’i heq shkëlqimin dhe besimin e miliona shqiptareve.
I vetmi pushtet që z. Rama kërkon gjithashtu t’a inkriminoj në familjen e tij të madhe mbetet media, “Kazani” siç e quan ai, e sulmet e tij të qeverisë dhe grupeve të krimit shpeshherë duan t’a vrasin fjalën e lirë ku kemi shumë raste konkrete kërcënime me vdekje dhe padi ndaj gazetarëve duke terrorizuar familjet e tyre, duke i persekutuar dhe duke e trembur me vdekje shtypin e lirë si e vetmja armë e atij vendi ku mund të luftojë ushtarët e babëzisë së qeverisë aktuale për para e pushtet.
– Sot media dhe gazetarët e palodhur po e mbajnë atë vend duke transmetuar, hetuar dhe shkuar deri në fund pazaret e maskarenjve që kjo qeveri bën në emër të popullit dhe vendit si dikur në kohën e Enver Hoxhës.
Sot në Shqipëri, droga ka pushtuar e gjithë vendin por asnjë trafikant nuk është në pranga, Sot qeveria juaj godet e vret gra dhe fëmijë,
Sot çdo ditë krimi bën ligjin mbi pushtetin e në gjykata nuk ka asnjë të dënuar.
Sot kur Kryeministri i vendit i bën presion dhe urdhëron Policinë e shtetit të përdori dhunë ndaj protestuesve dhe opozitës.
Sot kur iu kërkohet vota me forcë e policisë dhe e çdo administrate tjetër publike duke i kërcënuar të fotografojnë me fakte shenjën e gishtit pas votimit se në të kundërt do hasin pasojat barbare që tashmë janë kthyer në një normalitet për Rilindjen e Ramës.
Edi Rama, je rrezik kombëtar, prandaj ik, largohu sepse me ty Shqipëria nuk ndrin, sepse me ty Shqipëria nuk ngre kokë, sepse me ty Shqipëria nuk hyn kurrë në Bashkimin Europian, sepse me ty Shqipëria nuk ka bashkim, sepse me ty Shqipëria nuk ka të nesërme sepse ke vjedhur ëndrrën e të rinjve që braktisin Shqipërinë më shumë se asnjëherë, me përmasa eksodi, i ke vjedhur të ardhmen vendit sepse me ty Shqipëria nuk ka jetë, i ke vjedhur shpresën sepse me ty Shqipëria nuk bën dritë, i ke vjedhur vendit tim meritokracinë duke varrosur vlerat e vërteta njerëzore, intelektuale, akademike, artistike dhe mohimin dinjitoz të Shqipërisë së vërtetë asaj të së bukurës, të besës dhe mikpritjes
Shqipëria për fat të keq tani është kthyer në vendin e vakive ku vetëm në vendin tonë dhe me një qeverisje si Rilindja juaj mund të ndodhi që zgjedhjet të zhvillohen pa opozitë, me një parti, ku të vjen të qeshësh dhe të qash me faktin se më shumë dalin vota nga kutia sesa votues, si në kohën e monizmit, madje më keq pasi babëzia jote për pushtet është padyshim frikë, panik dhe rrezik për mirëqenien e çdo qytetari.
– Parimet themelore të Demokracisë janë shkelur dhe baltosur për interesat e tua familjare, ku ke pasuruar stërnipat e stërmbesat me djersën dhe mundin e shqiptarëve.