Nesër në Kuvend për Ballukun/ Deputetëve të PS u kërkohet të shkojnë më herët në Kuvend, ose do merren mungesat

Një seancë jo e lehtë do të jetë ajo nesër në Kuvend, ku deputetët do të votojnë për kërkesën nga SPAK, që duan ti hiqet imuniteti Belinda Ballukut.

Deputetët e PS-së janë njoftuar që të paraqiten nesër më herët në seancën plenare, konkretisht në orën 08:30 të mëngjesit. Kështu që çdo mungesë në seancë do të konsiderohet shkelje e vendimit të grupit parlamentar socialist.

Opozita ka paralajmëruar një protestë në orën 10:00 para godinës së Kuvendit. Tubimi pritet të zhvillohet paralelisht me seancën plenare dhe nuk përjashtohet mundësia që situata të shoqërohet me tensione.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?