Nesër në Prokurori thërriten Rama, Meta, Berisha, Tahiri, Fufi, Frroku

Prokuroria e krimeve te Renda per çeshtjen "Doshi" pasi kane marre deshmine e deputetit Tom Doshi sot kane nisur me urgjence flete thirrje per tu paraqitur ne Prokurori neser Edi, Rama, Ilir Meta, Sali Berisha, Saimir Tahiri, deputetët Mhill Fufi dhe Mark Frroku.

Nese nuk paraqiten do te merren me policine gjyqesore. 
Njoftimi i Prokurorisë

Hetimi për rastin “Doshi”, Prokuroria fton zyrtarisht disa zyrtarë të lartë për të dhënë deklarimet e tyre për rrethanat e hetimit

Prokuroria për Krime të Rënda, në vijim të hetimeve të nisura kryesisht për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 79/c – 22 i Kodit Penal, të filluar në bazë të deklarimeve publike të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Tom Doshi, ka marrë gjatë ditës së enjte (05.03.2015) deklarimet e tij, si edhe materialet mbi të cilat ka mbështetur qëndrimin e shprehur në media.

Në bazë të deklarimeve të z. Doshi, i cili ka deklaruar para grupit hetimor se ndaj tij dhe ndaj deputetit tjetër të Kuvendit të Shqipërisë, z. Mhill Fufi, ka pasur një tentativë për vrasje, Prokuroria për Krime të Rënda e konsideron të rëndësishme për hetimin e plotë të këtij rasti, marrjen e dëshmive nga ana e disa zyrtarëve dhe shtetasve të tjerë, për të cilët z. Doshi është shprehur se kanë dijeni për hetimin.

Për këtë arsye, Prokuroria për Krime të Rënda fton nesër zyrtarisht për të dhënë deklarimet e tyre lidhur me rrethanat e hetimit, shtetasit, si vijon:

1.      Z. Ilir Meta,Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

2.      Z. Edi Rama,Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

3.      Z. Saimir Tahiri,Ministër i Brendshëm

4.      Z. Mark Frroku,Deputet në Kuvendin e Shqipërisë

5.      Z. Mhill Fufi, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë

6.      Z. Eugen Beçi,ish-Drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda, aktualisht i komanduar drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan

Po ashtu, në bazë të deklarimeve publike të bëra në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ditën e Enjte (dt. 05.03.2015), të cilat mund të jenë të vlefshme për këtë hetim, Prokuroria për Krime të Rënda fton zyrtarisht të japë dëshminë e tij:

7.      Z. Sali Berisha,Deputet në Kuvendin e Shqipërisë

Në vijim të hetimit, do të ftohen nga Prokuroria për Krime të Rënda për të dhënë deklarimet e tyre edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal kryesisht për këtë rast në datë 03.05.2015, menjëherë pas deklarimeve publike të z. Doshi. Deri në atë moment, në organin e Prokurorisë nuk ka pasur kallëzim penal, por vetëm disa të dhëna indirekte, të cilat nuk përbënin bazë për fillimin e procedimit penal, në bazë të kerkesave te  Kodit të Procedurës Penale. Krahas marrjes së deklarimeve të zyrtarëve sa më sipër, Prokuroria për Krime të Rënda po vijon me kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme proceduriale për të sqaruar plotësisht ngjarjen.

Lexoni në Koha Jone lajme të tjera për këtë argument:

VIDEO nga debatet në Kuvend mes Metës dhe Berishës

OSBE: Politikanët të frenojnë gjuhën ndezëse

Akuzat e Doshit, Llalla: Po hetohen nga Krimet e Rënda

Meta-Berishës: E dhashë njëherë dorëheqjen për Shkëlzenin, dy herë nuk e jap

Meta: Berisha e nisi si lider demokracie, po e mbyll si aksioner pularie

PD-së: Meta të jap dorëheqjen dhe të shkojë para drejtësisë

Meta replika me Mediun: Ja pse nuk e jap dorëheqjen

Doshi në Prokurori do paraqesë provat dhe dëshminë e tij

Meta ndalon Brahon të publikojë një video në sallë

Berisha shpjegon pozicionin e Shkëlzenit: Meta i tha të ndërhynte

Erla Mëhilli: Për Metën fajin e ka Saliu

Shkëlzen Berisha replikon me Metën

Sot në Parlament beteja e gjithë vitit

Videoja ku dëshmitari rrëfen porosinë e vrasjes. Filmuar nga vetë Toma

SHKARKO APP