Nesër nisin riatdhesimet, ministrja Balluku tregon si do procedohet dhe zbardh shifrat
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shprehur në emisionin ‘Pa protokoll”, se janë 10 mijë shqiptarë duan të kthehen në Shqipëri.
“Zonja dhe të gjithë të tjerët në këto momente në kushte paniku, unë kam folur personalisht me shumë njerëz. Njerëzit që po kërkojnë që të kthehen janë në një proces të vështirë sepse dëgjova edhe zonjën, por pa ia marrë për të keq. As nuk e imagjinon ngarkesën, pasi janë mbi 10 mijë shqiptarë që duan të kthehen. A ka mundësi një person të plotësojë dy bileta avioni? Nuk është cështja te pagesa, që të udhëtosh me avion nuk mund të marrë dy bileta, pasi cdo biletë e lidhur me një emër dhe një pasaporta.
Ju kërkoj që të jeni të saktë me informacionin. Në Itali jemi në procedurë për të sjellë edhe trupat. Është një proces i vështirë, edhe në Egjipt kemi njerëz. Po merresha me një familje me 4 anëtarë të izoluar. Në këtë stres dhe kaos qeveria po bën maksimumin. Nëse nuk ka dhoma teke, do të ketë. Nuk do të rrinë me të panjohur, mekanizimi është i qartë, që ti prenoton karantinën, nuk është dhomë hoteli dhe blen biletën e avionit, shteti kompenson 14 euro nga 21 që kushton karantinimi e paguan shteti. Shteti paguan në bazë të listave që zbresin në Rinas. Ju duhet të paguani vetëm veten tuaj, nëse jeni të shoqëruar, atëherë paguani edhe për ata, ndryshe vetëm për veten” tha ajo.