Nesër protesta e PD, Gjin Gjoni: Deputetët të futen në grevë urie

Nesër PD do të mbajë protestën e rradhës përballë Kryemnistrisë, ku skenari mbetet i njëjtë. Fjalime dhe përplasje me forcat e Policisë. Deputeti demokrat Gjin Gjoni i qëndron mendimit se protestat duhet të jenë të qëndrueshme, konsistente, dhe ku deputetët opozitarë të shohin alternativën e grevës së urisë. Po ashtu Gjoni flet edhe për sinjale pozitive edhe nga faktorët ndërkombëtar, një ditë para tubimit të thirrur nga PD para Kryeministrisë.

”Siç e deklaroi edhe kryetari i PD, ne s’do japim skenarin e protestës online. Protesta do ketë zhvillimet e veta në varësi të skenarëve që do ndërtohen në momentin dhe situatën e caktuar. Asnjë nga format e tjera të protestës s’është eliminuar. Kam sugjeruar protesta të qëndrueshme, konsistente, ku deputetët duhet të japin kontribut më të madh, pse jo të futen edhe në grevë urie.

Në rast se suksesi s’është i koordinuar me faktorin e brendshëm dhe të jashtëm duhet të kesh një rezultat që të japë edhe goditjen përfundimtare. Sinjalet janë pozitive nga gjithë faktorët dhe aktorët me të cilët jemi në kontakt, qoftë edhe me faktorin ndërkombëtar, që gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur”,-tha në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër Gjoni theksoi se gara për kryetarin brenda selisë blu nuk ka lidhje me protestën e thirrur nesër përballë Kryeministrisë. Ai theksoi se Berisha nuk rrezikohet si drejtues i demokratëve, pasi ka përvojë dhe lidhje me elektoratin. Deputeti vuri në dukje se kandidatët që e kanë sfiduar Berishën nuk i plotësojnë kriteret, duke u shprehur se “nuk mund të vish nga rruga” për t’u bërë drejtues i një partie 35-vjeçare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?