Nesër protestë në Rrjoll, Arben Kola: Rivendosën gardhin

Sot shënohet dita e 30-të e daljes së qytetarëve në protestën kundër klasës politike, me fokus dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Një prej organizatorëve të protestës, Arben Kola ka paralajmëruar se ditën e nesërme protestuesit do të mblidhen në Rrjoll, pasi aty është rivendosur gardhi që u hoq disa ditë më parë nga protestuesit.

Kola ka paralajmëruar se protestuesit nesër do të ndalen edhe te Kuvendi, për të protestuar. “Nesër kemi 2 beteja, një në Rrjoll për ata që janë të fortë dhe dinë të përdorin kazmat, levat, çekiçat dhe një do jetë para Parlamentit, apo Hajnamentit”, tha një prej organizatorëve të protestës, Arben Kola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?