FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nesër provimi i fundit i Maturës Shtetërore. Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar në 3 provimet e para

Në prag të zhvillimit të provimit të fundit të Maturës Shtetërore 2026, Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, u ka bërë thirrje maturantëve të respektojnë me korrektësi rregulloren e provimeve, duke rikujtuar se përdorimi i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera inteligjente është rreptësisht i ndaluar në ambientet e testimit.

Përmes një mesazhi në rrjete sociale drejtuar maturantëve dhe administratorëve të provimit, ministrja shprehu keqardhjen për 29 nxënës që janë përjashtuar nga provimet e Maturës Shtetërore gjatë tre testimeve të para për shkak të shkeljes së rregullores.
“Keqardhje për 29 maturantë që janë përjashtuar gjatë tre provimeve të para për shkelje të rregullores, duke humbur mundësinë për të vijuar provimet e Maturës Shtetërore dhe duke vënë në rrezik regjistrimin në universitet për këtë vit akademik, por respektimi i rregullave është tepër i rëndësishëm dhe i panegociueshëm”, u shpreh ministrja.

Ajo vuri në dukje se respektimi i rregullave, qetësia dhe përqendrimi mbeten faktorët kryesorë për arritjen e rezultateve sa më të mira.
“Të dashur maturantë, respektoni me përgjegjësi të gjitha rregullat e përcaktuara dhe ndiqni udhëzimet e administratorëve. Qetësia, përqendrimi dhe korrektësia janë elementët kyç për rezultate sa më të larta”, theksoi Kumbaro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Matura Shtetërore 2026 administrohet në 144 qendra provimesh, me mbi 2000 mësues administratorë dhe 170 monitorues nga Ministria e Arsimit. Provimi i lëndëve me zgjedhje përmbyll procesin e testimeve kombëtare, rezultatet e të cilave do të shërbejnë si bazë për aplikimet dhe pranimin në institucionet e arsimit të lartë.
Më herët, Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka deklaruar se këtë vit janë shtuar masat për mbarëvajtjen e procesit, si edhe penalitetet për maturantët që shkelin rregulloren dhe administratorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?