Nesër provimi i parë i Maturës, Malaj: Ndëshkim celularëve dhe kopjeve

40392 maturantë do t’i nënshtrohen të shtunën provimit të parë të maturës shtetërore, që ësshtë ai i gjuhës angleze. Provimi nisë në orën 10:00 ndërsa studentët duhet të paraqitën 1 orë e 30 min para këtij orari të pajisur vetëm me më një dokument identifikimi dhe një stilolaps.

Zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj dha udhëzimet e fundit për maturantët, ndërsa theksoi se i gjithë proçesi do të jetë në monitorim të rreptë nga ministria dhe policia

“Qendrat e provimit në Maturën Shtetërore tashmë janë në përgjegjësinë dhe monitorimin e policisë së shtetit, e cila garanton standardin e të gjithë procesit. Maturanti nëse do të mbajë me vete celular do të përjashtohet nga provimi i Maturës Shtetërore dhe për këtë arsye do të penalizohet duke mos iu dhënë mundësia që ta japë provimin më pas, por vetëm në vjeshtë  dhe kështu mungon edhe mundësinë për të garuar në Universitet. Maturanti nuk duhet të dëmtojë kodin e sekretimit, sepse kjo bën që provimi ti quhet i pavlefshëm. Nuk do të lejohet prezenca e prindërve apo të anëtarëve të tjerë të komunitetit. Suksese në provimet e Maturës Shtetërore!”, u shpreh ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të gjithë Shqipërinë janë 207 qendra provimi, ndërsa MAS ka krijuar 5 qendra korrigjimi përkatësisht në Tiranë, Fier, Elbasan, Korçë dhe Shkodër. Pas gjuhës angleze maturantët do t’i nënshtrohen edhe 3 provimeve të tjera , Matematike, Letersi dhe provimi i lëndeve me zgjedhje dhe i gjithe procesi mbyllet me date 24 qershor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?