Nesër zgjedhjet, Meta thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës: Votoni për Shaip Kamberin
Nesër më 27 maj (e premte), në Luginën e Preshevës, Shaip Kamberi dhe “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” kërkojnë për herë të tretë mbështetjen e shqiptarëve për sigurimin e ulëses së vetme të përfaqësimi në Kuvendin e Serbisë. Thirrjen për të votuar e ka përcjellë edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. ”Ftoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër masivisht t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaip Kamberin dhe “Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë””.
Postimi i plotë
Nesër, më 27 maj, Shaip Kamberi dhe “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, për herë të tretë kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në sigurimin e një vendi në Parlamentin e Serbisë.
Si kandidat i vetëm për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes për herë të tretë të votimit.
Ftoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër masivisht t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaip Kamberin dhe “Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë”.