Netanyahu: Kushdo që na lëndon, ne do ta lëndojmë atë

Gjatë orëve të para të ditës së sotme, Izraeli dhe Hezbollahu kanë sulmuar njëra-tjetrën me raketa.
Gjersa grupi libanez thotë se ka lesuar 320 raketa në drejtim të Tel Avivit, izraelitët thonë se kanë bombarduar caqet e Hezbollahut në Liban.
Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka folur për herë të parë pas zhvillimet të reja në terren, shkruan skynews.
“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur vendin tonë, për t’i kthyer banorët e veriut të sigurt në shtëpitë e tyre dhe për të vazhduar të mbajmë një rregull të thjeshtë: Kushdo që na dëmton, ne e dëmtojmë atë”, tha shkurtimisht në një mbledhje të kabinetit të sigurisë.
Hezbollahu ka deklaruar se ka kryer sulme si shenjë hakmarrje për vrasjen e komandantit të lartë ushtarak, Fuad Shukr.
Ndryshe, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant shpalli gjendjen të jashtëzakonshme për 48 orët e ardhshme.
Kjo do të thotë se i jep Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) autoritetin për të vendosur kufizime në lëvizjen e civilëve. /Telegrafi/

SHKARKO APP