New Yorku sot në pritje të stuhisë historike të borës. Pezullohen 5200 fluturime ajrore. Kush del me makinë, arrestohet

​ Ka filluar tashmë në New York, Boston dhe në pjesën tjetër verilindore të SHBA ajo që po quhet ‘stuhi e dëborës historike’ që parashihet të sjell reshje bore mbi gjysmë meter deri ne nje meter.Zona që do të mbulohet me qilimin e bardhë dimëror përfshin një sipërfaqe prej 400 kilometrash dhe këtij ‘invazioni’ të nënës natyrë do t’i nënshtrohen dhjetëra milionë banorë. Shtete New York, dhe New Jersey kanë shpallur gjendjen e jashtzakonshme, ndërsa përveç në New York janë mbyllur shumë shkolla edhe në shtetet përreth, New Jersey, Connectictut, Pennsylvania.

Si rezultat i kësaj gjendjeje janë pezulluar shumë fluturime brenda vendit dhe ndërkombëtare nga tri aeroportet në New York. Nuk parashihet që të ketë fluturime as të nesër, ndërsa vetëm sot jepet shifra për 5200 pezullime fluturimesh.

Zyrtarët publik të qytetit dhe shtetit të New York-ut kanë bërë thirrje që të mos udhëtohet dhe se i gjithë transporti publik do të ndalet pas orës tetë në mbrëmje. Disa shtete kanë urdhëruar ndalesë daljeje pas mesnate dhe ata që dalin me makina mund edhe mund të arrestohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qytetin e New York-ut prefekti Bill de Blasio ka urdhëruar ndalimin e të gjitha automjeteve joemergjente në qytet pas orës 11 të mbrëmjes. Dy ndeshje të ekipeve në NBA të New York-ut, Brooklyn Nets dhe New York Nicks janë shtyr për në mars dhe prill. Shumë qytetarë kanë mësyer dyqanet që të kenë rezerva disaditëshe ushqimi, ndërsa një ndër shqetësimet është edhe mundësia e ndërprejes së rrymës për disa ditë si pasojë e stuhisë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?