“Nexhmije Hoxha barbare me fytyrë njeriu, me zemër të ligë”, Berisha: E kishte caktuar Edi Ramën për kryetar të opozitës
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur barbare, terroriste e mostër, gruan e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, e cila u nda nga jeta dy ditë më parë. Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se ajo ishte për 45 vite bashkautore në të gjitha krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, gjenocidin dhe infanticidin, skllavërinë shtetërore dhe hiperkolektivizimin, izolimin dhe indoktrinimin, vdekjet nga uria që bashkëshorti i saj ushtroi me klikën e tij terroriste ndaj popullit shqiptar.
Por teksa kujton një aksiomë latine ‘për të vdekurit mirë ose asgjë’ Berisha thotë se nuk vlen dhe nuk mund të aplikohet kurrë për mostrat e njerëzimit si Hitleri, Stalini, Pol Poti, Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i pas luftës së Dytë Botërore as dhe bashkëshorten e tij mostër, Nexhmije Hoxha, nena shpirtërore politike e Edvin Kristaq Xhelatit.
Por ish-kryeministri rrëfen edhe se Nexhmije Hoxha sipas burimeve më të besueshme të familjes së saj, e kishte caktuar djalin e zëvendësit të saj Kristaq Xhelati për kryetar të opozitës, Partisë Demokratike të Shqipërisë. Këtë akuzë publike Edvin Kristaq Xhelati nuk e përgënjeshtroi kurrë ndonjëherë.
POSTIMI I BERISHËS
De mortibus aut bene aut nihil! (për të vdekurit mirë ose asgjë)
Në vend të një ngushëllimi për Edvin Kristaq Xhelatin!
Miq, kjo aksiomë e lashtë dhe e mençur latine është e përshtatshme për njerëzit mëkatarë dhe vdekatar. Por kjo aksiomë nuk vlen, nuk mund të aplikohet kurrë për mostrat e njerëzimit si Hitleri, Stalini, Pol Poti, Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i pas luftës së Dytë Botërore as dhe bashkëshorten e tij mostër, Nexhmije Hoxha, nena shpirtërore politike e Edvin Kristaq Xhelatit.
Këto pak rreshta po i shkruaj për dy arsye.
Së pari,për t’ju rikujtuar shqiptarëve se vërtet nënat tona kanë lindur vajza, bija si Shenjtoren Nënë Tereza, që me virtytet dhe përmasat e pakufishme të shpirtit të saj pushtoi zemrat e qytetarëve të botës, dhe si askush tjetër meritoi titullin e nënës së mbarë njerëzimit.
Por shqiptare është edhe vajza, gruaja, nëna mostër, unike në rruzullin tokësor me emrin Nexhmije Hoxha. Gruaja dhe vajza me fytyrë njerëzore, me shpirt terroristeje, si asnjë femër tjetër me zemër të ligë sa vet ligësia, ishte për 45 vite bashkautore në të gjitha krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, gjenocidin dhe infanticidin, skllavërinë shtetërore dhe hiperkolektivizimin, izolimin dhe indoktrinimin, vdekjet nga uria që bashkëshorti i saj ushtroi me klikën e tij terroriste ndaj popullit shqiptar.
Në këtë aspekt çdo krahasim tjetër i saj me personazhe nga letërsia apo dhe jeta reale është i pavlerë përveç titullimit të saj “mostra e kombit dhe mbarë njerëzimit”. Ajo për dekada me radhë ndau me Hitlerin shqiptar të pasluftës si një kopje apo Hitlerice çdo vrasje, ekzekutim, torturë, burgim, internim të dhjetëra mijëra burrave, grave, vajzave, të rinjve, të moshuarve, fëmijëve të pafajshëm të Shqipërisë.
Me këtë raste do të quaja nënën shpirtërore të Edvin Kristaq Xhelatit, duke perifrazuar Bernar Hanrry Levin, një barbare me fytyrë njeriu.
Duke dënuar dhe një herë me forcën më të madhe barbaritë e Hitlericës, gruas mostër të njerëzimit, dënoj gjithashtu qëndrimin e birit të saj shpirtëror Edvin Kristaq Xhelati për qëndrimin e tij ndaj saj.
Së dyti miq, kam ndjekur me vëmendje qëndrimin e Edvin Kristaq Xhelatit duke ditur lidhjet e tij shpirtërore me mostrën, e cila sipas burimeve më të besueshme të familjes së saj, e kishte caktuar djalin e zëvendësit të saj Kristaq Xhelati për kryetar të opozitës, Partisë Demokratike të Shqipërisë. Këtë akuzë publike Edvin Kristaq Xhelati nuk e përgënjeshtroi kurrë ndonjëherë.
Këto dite, në detyrim ndaj nënës së tij shpirtërore ai bëri gjithçka nëpërmjet lëpirësve të tij, trinjakëve në ligësi dhe servilizëm, mafiozëve Arben Malavita, Karlo Malavita, Ymer Çorapja, që në mediat e tyre të zbutej dhe mirësohej e pafajësohej e t’i bëhej makeup sa më shumë në ERTV-të 2-4 të tyre Hitlericës shqiptarë të Pasluftës së Dytë Botërore, mostrës së njerëzimit, nënës shpirtërore të Edvin Kristaq Xhelatit, barbares me fytyrë njeriu, Nexhmije Hoxhës duke treguar edhe një herë veten bir bastard i etërve të tij mizore! sb