Nga 1 janari noterët akses në të gjitha regjistrat publik

Duke filluar nga 1 janari i vitit që vjen zyrat noteriale do te kene akses për të marrë informacione on line në të gjitha zyrat shtetërore që ofrojnë shërbim për qytetarët duke shmangur në këtë mënyrë shkresat zyrtare.

Platforma e posaçme elektronike është krijuar me financimet e vetë notereve dhe e mbështetur nga qeveria. Kryetarja e Dhomes Kombëtare të Noterisë Mimoza Sadushi shprehet se kjo platformë do te modernizojë më tej shërbimet noteriale, e cila tashme është plotësisht e dixhitalizuar.

Mimoza Sadushi: Falenderoj kryeregjistruesin për këtë mbështetje dhe mirëpres formalizimin në nivel teknik të komunikimit që presin të stabilizohet brenda këtij viti mes dy sistemeve tona elektronike. Më vjen mirë që Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave e ka mirëpritur këtë projekt dhe është e gatshme të bashkëpunojë për implementimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i zyres qendrore të Pasurive të Regjistrimit të Pasurive të paluajatshme Valdin Pjetri tha se ka marrë të gjitha masat për mundësimin e këtij shërbimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Valdin Pjetri: ZRPP falë këtij bashkëpunimi që kemi në marrëveshjet e nënshkruara më herët përvec statusit juridik vë në dispozicion edhe pasqyrën e përllogaritjes së tatimit mbi të drejtën e kalimit të pronësisë. 

Ndërsa përfaqësuesja e AKSHIT shprehu mbështetjen që do i japë ky institucion Dhomës Kombëtare të Noterisë në kuadër të dixhitalizimit.

Pjes e plartformes do të jetë edhe zyra e pastrimit te parave.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?