Nga 1 janari noterët akses në të gjitha regjistrat publik
Duke filluar nga 1 janari i vitit që vjen zyrat noteriale do te kene akses për të marrë informacione on line në të gjitha zyrat shtetërore që ofrojnë shërbim për qytetarët duke shmangur në këtë mënyrë shkresat zyrtare.
Platforma e posaçme elektronike është krijuar me financimet e vetë notereve dhe e mbështetur nga qeveria. Kryetarja e Dhomes Kombëtare të Noterisë Mimoza Sadushi shprehet se kjo platformë do te modernizojë më tej shërbimet noteriale, e cila tashme është plotësisht e dixhitalizuar.
Përfaqësuesja e AKSHIT shprehu mbështetjen që do i japë ky institucion Dhomës Kombëtare të Noterisë në kuadër të dixhitalizimit. Pjesa e plartformës do të jetë edhe zyra e pastrimit te parave.
KOHA JONË SONDAZH

