
Nga 1 janari, të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit do të përfitojnë rritje pagash. Burime bëjnë me dije se rritja do të jetë 20 mijë lekë të reja për punonjësit e rolit bazë dhe 15 mijë lekë të reja për efektivët me grada më të larta, deri te drejtuesi madhor.
Kjo konsiderohet rritja më e madhe e pagave e realizuar ndonjëherë për punonjësit e Policisë së Shtetit. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo, e kanë cilësuar më herët këtë masë si një rritje të konsiderueshme për uniformat blu.