Nga 53 mijë kërkesa për azil, vetëm 7 shqiptarë kanë përfituar

Refugjatët mbetet ende kontingjenti më i madh i lëvizshmëri. Vendin e parë si kërkes për azil, janë sirianët me 96%. Emigrantët shqiptarë përgjatë 2015 kanë qenë në vendet e para si azilkërkues, ku sipas gazetës gjermane nordwestzeitung.de,  nga 53.805 aplikime për azil, vetëm 7 persona e kanë fituar atë.

Gjatë vitit 2015 në Gjermani ishin regjistruar 441.899 kërkesa për azil, njofton Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (Bamf). Numri më i madh i azilkërkuesve kanë ardhur nga Siria, plot 168 567. Ndërsa në vendi e dytë të listës kanë qenë shtetasit e Shqipërisë me 53 805 kërkesa, shkruan nordwestzeitung.de.

Është interesante pastaj radhitja për nga përqindja e njohjes së kërkesave për azil të këtyre dy vendeve. Kështu, përderisa te sirianët kjo përqindje është 96%, te shqiptarët vetëm 0.02%! Dhe nga kjo, nëse e pjesëtojmë shifrën prej 53 805 azilkërkuesish, na del shifra prej vetëm 7 personash që e kanë fituar azilin!

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetarët e Shqipërisë ashtu si dhe ata të shteteve tjera të Ballkanit, që në fillim kanë qenë pothuajse pa gjasa për të fituar azilin. Mirëpo me shpalljen e Shqipërisë dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor në tetor të vitit 2015 si “shtete të sigurta të prejardhjes”, këto gjasa u zhdukën pothuajse në tërësi në gazetën gjermane.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?