Nga Agim Jazaj: Ligjet e formuluara dhe rregullat e shënjtëruara

Njeriu, Udhëheqsi, Shtetari, Administruesi: Edukojnë, Frymëzojnë me Shembullin, Modelin dhe Shthurin me; Sjelljen, gjuhën Harbutërore dhe Veshjen Rrugaçrore…
*Gjithëkush e ndjen, prek dhe e përjeton me dhimbje; Shoqëri- shthurjen nga Politikë- shthurja, përgjatë këtyre 3 dekadave, duke e thelluar, në rrugëtimin e pa ndalshëm…E thënë jo pa dhimbje, me pikëllim po mbetet: Një plagë e hapur shpejtë, dhe rrjedh pa pushim! Në përditëshmërinë, jo vetëm në radhët e vlonjatëve, por dhe të shqiptarëve; flasin për defiçencën e edukatës njerëzore, qytetare dhe asaj zyrtare, përgjatë tranzicion-tërkuzës; nisur nga të drejtat më të thjeshtat: Zaptimi dhe pushtimi i hapsirave publike, ngjitja e bolierave, rrjedhja e ujit në taracë dhe lagështia e futur brenda apartamenteve, janë kthyer në burim konfliktesh. Ngushtimi i rrugëve, të dritës së qiellit dhe diellit, deri dhe zënia e dritës së syrit, lehja dhe

Nga AGIM JAZAJ

Kafshimet e qenëve me 2 dhe me 4 këmbë, në avllitë e pushtuar e zaptuara nga ish bandat pushtues-zaptuesit-krimi, kanë sjellë prishjen e harmonisë në shoqëri, janë bërë shpesh edhe burim krimesh, padrejtësishtë dhe fatkeqsishtë, kanë shkaktuar plagë të rënda në trupin e një shoqërie të tërë, kanë shëmtuar keqaz fizonomin e shoqërisë, të rracës shqiptare. Madje të mbetura dhe të hapura, rrjedhin çdo ditë në trupin e drobitur të shqiptarëve- në krahësimin drithërues (sa një lagje e Stambollit, apo e Parisit)!
Njerëzit përballë kësaj hataje kanë ngritur zerin deri në kupë të qiellit, të mbetur përballë verbërisë dhe shurdhmemecrisë, përbuzjes së politkë- rrënim-rrëmbimit qeverisëse, mëshuar në aksiomën e saj: Për të sunduar dhe jo për të udhëhequr e ndërtuar vendin.

Politika e ndjekur rezulton: Zvendësoi Engjëjt me djajt, Korifejtë me lakenjtë, Yjet me xixëllonjat, Shqiponjat me Korbat, Zyrtarët me zgjyrtarët. Pasuroi të paktit dhe varfëroi të shumtit, katapultoi të paditurit, duke dhunuar të diturit, u shëmtua qytetaria nga harbutëri- lukunia, u zhvleftësia dija nga paraja, arsyeja u zvëndësua me muskulin, truri me trapin…U zvendësuan Engjëj më djajt! Situatat kanë agravuar, dhe janë evidencuar, të ngritur edhe më kurbën e pakanaqësisë e konfliktit, deri në mprehjen e hanxharëve, të pozicionuar padrejtësishtë si dy klasa antagoniste ndaj njera- tjetrës, fatkeqsishtë të të njejtit rasat e gjak, të futur deri dhe në gjak. Në jetën publike të komunitetit, sidomos në tranzicionin tërkuzë, kanë vërshuar nëpër qytetet, në jetën e bashkësisë, prurje të reja jashtë qytetëse, me origjinë rurale, por dhe me psikologjinë, dhe me katandinë rurale, lopët, dhitë, dhëntë, mend dhe qentë.

Rreth mureve të apartamenteve, varur nëpër dyer e në hyrje kabllot elektrik e telefonik si lak për qafe, poturet dhe oshkuret, rrobat e ndërura në tel si në kohën e Qemo Babait në qytete si dikur në fshatrat e thella, të prapambetura. Nesër (duhet të ishte vendosur qysh dje) paisja e ngrohjes me gazoil në apartamente, të ngritur kuturu, duke zënë frymën e njeri-tjetrit, kanë zënë për fyti kanalet kulluese të qytetit dhe Vlora përmbytet pas 10 minutave rreshje shiu. Banorët te buzë “Kanalit të Naunkës” bëjnë protesta për mbylljen e kanalit, por harrojnë përgjegjesinë minimaliste të tyre; ndërtimin e shtëpive prej atyre buzë kanalit, dhe duke zënë frymën kanalit, vetes dhe qytetit. Marrëzinë e të marrit, shteti e ndërsehu në vend që ta ndalte, tu priste hovin mizorëve, i shthuri dhe i ndërsehu më shumë! Politikat shthurëse, i sulën dhe frymëzuan pushtuesit, të pushtojnë dhe të zaptojnë, detin, malin, qiellin, ku t’ua pres rradakaj dhe do të legalizohen adhe ato ngrehina që shkaktojnë krim dhe dëm edhe vet personit dhe ambinetit publik!

Institucionet në vend që ta parandalonin dhe ndalin krimin, po dhe bashkëpunojnë me krimin, në vend që të mbrojnë të drejtin, mbrojnë të pa drejtin! Shteti rezulton i kapur kudo nga krimi. Dhe krimi ka shtrirë tentakulat e tij në çdo qelize të shtetit, deri me taborrin e të akuzuarëve dhe të penalizuareve nga tufa në qeverri, taborri me deputet dhe ministrusha të akuzuar dhe të penalizuar…

Në shoqërinë shqiptare është ngritur psikologjia nga politika, se mjeti për të jetuar: Nuk është puna, dija, arsimimi, por është krimi, abuzimi, vjedhja, përversiteti, vesi dhe jo vyrtyti! Të marrët pa mend në kokë tunden me berreta e Kabroleta, pa bërë një ditë pune e pa hedhur një pikë djersë, me pallate dhe salltanete, pa e ditur burimin e të ardhurave! Politikë shthurja e cila udhëheq e frymëzon me shembullin e saj, ka ngritur në sistem dhe ngjitur në majë malet, shthurjen e saj duke shthurur edhe shoqërinë!

Këtë verë, në pikun e turizmit në Vlorë, u shqyen përsëri rrugët në gjithë qytetin dhe sapo u bë mbyllja e parë, vijoi rishqyerja e dytë, duke mbetur të shqyera edhe sot në gjithë hartën e qytetit. Dhe matarpiku mbi këto rrugë nuk ka të numëruar. Sepse administrata e përzgjedhur nga krundet, dhe jo nga majaja e shoqërisë, nga tufa, stalla, dhe kullota e zgjebosur, ka shkaktuar zgjeben e rënë rëndë mbi shoqërinë shqiptare! Dhe pas përpjekjeve për të dezinfektuar; tufën, bariun, kullotën dhe stallën- bariut të moçëm, i ka mbetur e vemja rrugë: Të djeg dhe të pëvëlojë me zjarr gjithë tufën, kullotën, stallën dhe veten!

Mediat dhe qytetarët denancuan dhe reaguan për këtë abuzim dhe pa përgjeshmërinë e administratës, qoftë dhe për paaftësinë, sa dhe ligësinë e saj që nga koha e kryerjej së kësaj ndërhyrjeje dhe aq më keq papërgjegjshmëria e rihapjes, rishqyerjes se kanalëve, pas as një muaji nga hapja dhe mbyllja e parë! Kur dhe veprime të tilla jetësore, i mendon dhe i bën në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe me mend në kokë edhe një bari; për të ngrtur vathën e tufës, e jo më një adminstratë shtetrore, pa mënd në kokë dhe pa syt në ball!

Vlonjatët e din përse përmbyten dhe kush i ka mbytur…Pyetja shtrohet: Këta që po zgjedhim, nuk po na zgjidhin, po ende më shumë po na shtërngojnë lakun për qafe. Hak e kemi! Çdo popull meriton qeverinë që ka! Ky funksionim i pa njohur në bashkësinë tonë deri më dje, ka dhe rregullat dhe rregullimet e veta, të njohura dhe të pa njohura, të zbatuara nga pakica, të pa njohura dhe të shpërfillura nga shumica. Githashtu ka dhe koston e vet, pa u përjashtuar askush nga detyrimet e ndërsjellta.
Çdo “kokëkrisur”- është i detyruar të ulë kokën përpara këtij detyrimi në bashkësi.

Ndoshta është me vend, sa dhe e vonuar që në lëndët mësimore, të përfshihen, të shtohen edhe rregullat e jetës së qytetarit në bashkësi, me qëllim të nis përgatitja e vonuar e gjeneratës së re njerëzore, qytetare! Duke kujtuar dhe zotruar, tri postulatet e munguara? “Më fal”, Të lutem”, “Faleminderit”! Por edhe kurset edukative, takimet nëpër lagje dhe rrugë për tu mësuar të marrëve rregullat elementare të jetës në bashkësi, për t’i edukuar dhe jo për t’i shthuruar për t’i paqtuar dhe jo për t’i hasmëruar me njër-tjetrin! Liria në të gjithë botën e lirë; është e kufizuar…

Vetëm shqiptarët kanë liri të pa kufizuar, të drejta të shthurura, të shqyera, deri dhe kur marrëzia, banditeske pushtojnë edhe institucionet shterore shëndetsore në Vlorë. Dhe provohen me akte zyrtare dhe fakte edhe nga Portali i Bashkeqeverisjes, dhe kërkohet lirimi i tyre nga Institucionet Shtetrore, kërkohet lirimi këtyre Objeteve dhe ndëshkimin e pushtuesve! Dhe… caktohet dhe data në rakordim me policinë për t’i liruar nga pushtuesit për t’i kthyer në identitët, pronat e shtetit. Dhe në të tri datat e rakorduara, nuk paraqitet policia, mbrohet hapur Krimi, pushtimi i institiconeve…Ku është shteti që endërrojnë dhe mertiojnë shqiptarët, ndaj dhe marrin rrugët e botës, në vënd që të bëjnë shtetin e tyre si modelin e bashkëkombasve të Kosovës, Malt të Zi, Maqedonisë së Veriut! Edhe kombi Am të marë shëmbullin, modelin!

Të bëjmë zgjedhje (dhe zgjidhje) të parakohëshme, me Qeveri Teknike dhe më kryeminstër nga shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Si e vetmja rrugë, e parë nga shqiptarët për të ndaluar krizën dhe për të mundësuar daljen nga kriza.
GETTE ka lënë një postulat:

“Preja hovin Mizorit,
Mos trego dhimsuri,
Se shtypjen mbi shypjet,
E quan drejtësi!”…

Opinonin publik e shprehin çdo ditë shqiptarët edhe te emisionet: “Koha për Tu zgjur” në TV- Alo Bashkimi, duke deklaruar dhe provuar se; shteti është i lidhur me Krimin dhe mbrohet krimi. Vetëm zerin e qytetarëve të dëgjojë një mëngjez Lider Kalanderi! E drejta e njerit për të përfituar, nuk duhet të cënojë të drejtën e tjetrit për të jetuar, qoftë dhe në marrëdhëniet, detyrimet dhe veprimet më të thjeshta. Por, noti mësohet në moshë të vogël, bima e mer drejtimin në vitet e para të mbirjes!
Nëse gërshëra do të hapet jashtë harkut të saj, do të shqyhet. Ndaj është shqyer dhe shëmtuar shoqëria dhe “gërshëra” shqiptare! Fletushka të shpërndara nga grupet e të vegjëlve, të shkollave, derë më derë e dorë më dorë, do të ishte mision sa i vonuar dhe mëse i sukseshme, me të drejtën e përfitimit dhe të përvetsimit të dyfishtë të normave të reja, të inaguruara, por të shpërfytyruara dhe cënuara rëndë deri më tani!

Grurin e ka mbytur egjëra,
gatuhet buka farmak,
Helmon dhe miun e murit,
mbyt të shkretin kalamak!

Modelin e frymëzimit të një shoqëri e jep së pari Politika, Përfaqsimi, Udhëheqsia, Shtetari, Drejtuesit, Administratorët në gjithë piramidën shtetrore, vertikalisht dhe horizontalisht; me prezantimin dhe përfaqsimin, me korrektësinë, ndershmërinë e ndjeshmërinë, seriozitetin dhe solidaritetin, me fjalën që shëron plagë, apo me plumba që vjell nga goja dhe hapin plagë në trupin e shoqërisë. Me sjelljen harbutërore dhe veshjen rrugaçrore, sjellin vetëm; krim, shthurje, degjenerim dhe degradim të shoqërisë!..

SHKARKO APP