Nga 22 deri më 24 gusht “Vajzë FEST”. Me 23 nga Amantia drejt Olimpit – Një spektakël i ideuar nga Fidel Ylli

Në fund të çdo gushti, Vajza e Vlorës, fshati i Ali Asllani shndërrohet në një qendër pulsuese të artit, krijimtarisë dhe mikpritjes shqiptare. Edhe këtë vit, nga 22 deri më 24 gusht, në “Vajzë Fest – Art, Film, Trashëgimi”, një festë që lidh traditën me risinë, kujtesën me shpirtin bashkëkohor.

Kjo festë sjell në Vajzë artistë të njohur, kineastë, piktorë, muzikantë e figura publike që i japin dritë kulturës shqiptare. Për tre ditë me radhë, fshati do të rrezatojë jetë përmes shfaqjeve filmike dhe teatrore, ekspozitave të artit, poezisë së gjallë, këngës polifonike, valles popullore, numrave të cirkut, muzikës bashkëkohore dhe programeve krijuese për fëmijë.

Një risi e këtij viti është “Dita Olimpike” në Parkun Arkeologjik të Amantias, nën kujdesin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, një rikthim simbolik i shpirtit të lojërave të lashta në një hapësirë të ngarkuar me histori.

Për të rinjtë e apasionuar pas natyrës dhe aventurës, do të organizohen hiking, kampingje nën yje, netë me zjarre, tinguj dhe miqësi të paharruara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eksplorimet do të shtrihen në ujvarat e Rasalit, Urën historike të Bratajt, shpellat e Velçës, Beunin, e deri tek rrënojat mbresëlënëse të Amantias.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përvojës së të ftuarve do t’i shtohet edhe shija e kuzhinës vendase, me gatime tradicionale, mish të pjekur, bulmet të freskët, raki e verë të mirë, që mund të shijohen në lokalin piktoresk pranë Shpellës së Bletës, aty ku natyra dhe qetësia flasin me një zë.

Kjo festë është fryt i pasionit dhe përkushtimit të Shoqatës së fshatit Vajzë, Bashkisë Selenicë dhe banorëve mikpritës që besojnë se trashëgimia jonë ka ende shumë për të rrëfyer.

Ejani të jemi bashkë në këtë ngjarje të veçantë!

VAJZA ju pret me art, buzëqeshje dhe një përqafim që vjen nga thellësitë e traditës.

E gjitha është thurrur si me dorën e një artisti, por që nuk punon si artist, e një djali të zonës që ndonëse rri në Tiranë, por nuk harron rrënjët e tij labe dhe të pikërisht nga fshati Vajzë. Ai është Sokol Sadushi.

Nga Amantia drejt Olimpit, një festë e madhe historike, kuturore dhe sportive. Me iniciativë të Presidentit Fidel Ylli, Komiteti Olimpik Shqiptar dhe Akademia Olimpike do të organizojnë Ditën Olimpike të Amantias, me pjesëmarrjen e shumë sportistëve dhe fëmijëve, që do të zhvillojnë gara të ndryshme sportive, në qytezën e vjetës të Amatias.
Si një prej qendra të lindjes së qytetërimit modern, që daton prej shekullit të III p.e.s, Amantia është një dëshmi e gjallë e një historie të pasur, me tradita kulturore, historike dhe sportive.
Amantia dhe fshati Vajzë përbëjnë një tërësi të pandarë – si dy gjysma që e plotësojnë njëra-tjetrën, të lidhura nga e njëjta histori, e njëjta tokë dhe të njëjtat rrënjë.
Dita Olimpike e Amantias do të jetë pjesë e Vajzë-Fest, një aktivitet i përvitshëm me përmasa kombëtare, organizuar nga Shoqata Kulturore Vajzë dhe Bashkia Selenicë, nën kujdesin Kryetarit të Bashkisë, Nertil Bellaj.
(me poshtë është video e vitit të kaluar nga Vajzë Fest)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?