Nga bazat sovjetike te Katedralja e Parisit, rusja Svetlana Timofoeva e dyshuar për spiunazh në Shqipëri

Svetlana Timofoeva është rusja më e përfolur në Shqipëri, por 33-vjeçarja ka marrë vëmendje edhe në Europë, përshak se është në mesin e tre personave të arrestuar nga Policia. Ata kishin tentuar të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, duke lënduar edhe dy efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Svetlana prezantohet si fotografe dhe blogere, me pseudonimin Lana Sator. Fotografitë e saj janë publikuar në media të ndryshme ndërkombëtare, si CNN dhe Daily Mail.

Dhjetë vite më parë ajo udhëtonte në Rusi dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik për të fotografuar bazat ushtarake të braktisura. Ndërsa në vitin 2019, fotografitë e realizuara prej saj në Katedralen e Notre Damme në Paris pas djegies u publikuan edhe në CNN.

Timofoeva u arrestua të shtunën bashkë me rusin 24-vjeçar, Mikhail Zorin, dhe një shtetas me pasaportë ukrainase, të identifikuar si F.A, 25 vjeç.

SHKARKO APP