Nga çdo cep i botës drejt Kalasë së Elbasanit

Qindra vizitorë vendas e të huaj po zgjedhin të ndalen në zemër të qytetit, aty ku historia, kultura dhe tradita ruhen në çdo gur. Kalaja e Elbasanit është kthyer në një nga pikat më tërheqëse për turistët, të cilët shëtisin nëpër rrugicat e saj, fotografojnë çdo detaj dhe zbulojnë nga afër një pjesë të historisë së qytetit.

Sapo kalon portën e Kalasë së Elbasanit, duket sikur lë pas zhurmën e qytetit dhe hyn në një tjetër kohë.

Rrugicat me kalldrëm të çojnë mes historisë, ndërsa muret e lashta, shtëpitë karakteristike dhe gjurmët e qytetërimeve ndër shekuj i japin çdo hap një tjetër kuptim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kisha, xhamia, shtëpitë karakteristike, dyqanet e vogla të suvenireve dhe rrugicat plot jetë krijojnë një mozaik të veçantë, ku e kaluara bashkëjeton natyrshëm me të sotmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shumë prej vizitorëve, ndalesa në Elbasan nuk është thjesht një vizitë kalimtare. Jonathan, një turist nga Anglia, tregon se pas vizitës në Kala ka vendosur të qëndrojë edhe një ditë në Elbasan, për të zbuluar më shumë nga qyteti dhe atmosfera e tij.

“Është një qytet shumë interesant dhe ndihet shumë ndryshe nga vendet e tjera që kemi vizituar në Shqipëri”, shprehet ai.
Dhe ndoshta kjo është magjia e Elbasanit, të vish për një ndalesë dhe të dëshirosh të qëndrosh pak më gjatë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?