Nga e marta, rikthehet dimri

Kapriçot e motit si rezultat i ndryshimeve klimatike kanë bërë që në Shqipëri të përjetohet brenda një jave vere, pranvere dhe dimri. “Dita e martë do sjellë vranësira të dendura, në pjesën e dytë të ditës ka zhvillim të tyre. Reshjet fillojnë në veri dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin. Kjo do bëjë që gjatë natës së martë dhe e mërkura të jenë me rrebeshe shiu”,-thotë sinoptikania Lajda Porja.

E enjtja do te sjellë një masë më të ftohtë ajri, madje në zonat malore nuk do mungojnë as reshjet e borës. “Nga e enjtja kemi depërtim të një mase më të ftohtë nga Europa Veriore duke u futur drejt Ballkanit. Shqipëria do të ketë reshje shiu në Ultësirën Perëndimore, rikthehen reshjet e dëborës në zonat verilindore. Kjo do të shoqërohet me rënie të ndjeshme të temperaturave. Mëngjesi i së enjtes dhe i së premtes është edhe -1 gradë”.

Dy javët e fundit të prillit do mbyllen me mot të paqëndrueshëm dhe të freskët. Problem do të jetë era deri 70 km/orë. Për sinoptikanët, temperaturat në pjesën e dytë të muajit do të jenë tipike pranverore, ndryshe nga ato që përjetuam në 15-ditëshin e parë të prillit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?