Nga fotografimi i votës te kanosja e votuesve, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për krimet zgjedhore

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë po kryen hetime për krimet zgjedhore në raport me hetimin e rasteve.

Deri më tani sipas prokurorisë janë depozituar 22 raste që kanë të bëjnë me krimet zgjedhore.

Rastet konkrete sipas Kodit Penal janë si më poshtë:

Një rast për pengim i subjekteve zgjedhore, një rast për dëmtim me dashje materialit zgjedhor, dy raste për shkelje të fshehtësisë së votimit, dy raste për detyrim për pjesëmarrje në veprimtaritë politike, 15 raste për veprën përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore, dhe një rast për kanosje apo dhunim të pjesëmarrësve ne zgjedhje.

Janë duke u kryer intensivisht veprimet hetimore nga prokurorët përkatës që po ndjekin rastet e këtyre krimeve zgjedhore.

SHKARKO APP