Nga FRD te AK, KQZ regjistron edhe 9 subjekte në zgjedhje, eliminon Partinë e Punës

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve regjistroi për zgjedhjet e 25 prillit edhe 9 parti politike dhe 2 kandidatë të pavarur. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioneri vendosi të regjistrojë:

  1. Partia Shqiptare Atdheu;
  2. Partia Pajtimit Kombëtar;
  3. Partia Ligj dhe Drejtësi;
  4. Partia Fryma e Re Demokratike;
  5. Partia Qytetare Shqiptare;
  6. Partia Uniteti Kombëtar;
  7. Partia Aleanca Kuq e Zi;
  8. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve;
  9. Partia Aleanca Popullore;
  10. Komitetin nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Kreshnik Merxhani si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër.;
  11. Komitetin nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Bledar Dika si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Tiranë.

Komisioneri pas shqyrtimit të dokumentacionit vendosi të mos regjistrojë si subjekte zgjedhore partinë Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare, partinë e Punës së Shqipërisë, partinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë si dhe mos pranimin e kërkesës së Xhavit Zhuzhit për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar. Gjithashtu, vendosi akreditimin e 18 vëzhguesve afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, për vëzhgimin e zgjedhjeve të datës 25 prill 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?