Nga “ikja” pa kthim e mbretit të kumarit Ervis Martinaj, te shpërthimi i Jozefina Topallit …
Të pathënat e “zhdukjes” misterioze të mbretit të kumarit Ervis Martinaj. Kjo është apertura e zgjedhur e revistës Newsbomb.al në numrin e 13 të saj në treg.
Gazetarja Klodiana Lala ka sjellë dëshminë e të atit të Ervis Martinajt në polici. Gjurmët e fundit të tij dhe rrugëtimin kriminal të Martinajt ndaj viteve.
Në cilat ngjarje është përfshirë Martinaj dhe si ka dalë pa u lagur gjatë gjithë këtyre viteve?
E mandej, një intervistë e gjatë me Jozefina Topallin për rikthimin e zonjës së hekurt në PD, në krah të Sali Berishës. Çfarë fsheh Lulzim Basha në të kaluarën e tij jo shumë të largët. Pse nuk flasin miqtë që i kanë qëndruar pranë dhe e kanë tradhëtuar tani? Cili do të jetë fati i PD? Jozefina Topalli nuk kursehet edhe me kritikat.
Na pret një dimër i vështirë, ku Ergys Verdho i KESH tregon se plani i masave të qeverisë shqiptare për kursimin e energjisë elektrike do të funksionojë. Por në fakt si do të arrihet kjo? Një task forcë e energjisë pritet që të ngrihet shumë shpejt dhe qeveria është duke menduar për planet anti-krizë. Verdho garanton se drita do të ketë.
Një kirurge që 7 vite më parë zbuloi se di të pikturojë përvecse të mbajë bisturinë. Lida Shosha, kirurge në Spitalin Amerikan ka hapur ekspozitën e saj të parë. NJë profil mbresëlënës i doktoreshës që gjithë ditën e kalon me pacientët e në orët e vona të natës, ulet përballë telhajos me penel në dorë për “Ngjyrat e jetës”.
Këto dhe shumë informacione të tjera do ti gjeni në numrin e ri të revistës Newsbomb.al që ka dalë në treg nga 20 shtatori.