Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:33 Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump Gianni Infantino përballet me një tjetër çështje të ndërlikuar, këtë herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, presidenti i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga kastravecat në Kuvend te dosjet e Hipotekës/ Denoncimi: Bëmat e Saimir Korreshit me pronat në Lushnje

Aktualitet E mërkurë, 13 Maj 2026 21:52
Nga kastravecat në Kuvend te dosjet e Hipotekës/ Denoncimi: Bëmat e Saimir Korreshit me pronat në Lushnje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Duke u shfaqur herë me kastraveca e shalqinj në duar, e herë duke folur për minj e mace në foltoren e Kuvendit, Saimir Korreshi duket se ia ka arritur qëllimit për të ‘ndërruar lëkurë’ duke u bërë viral në rrjet. Deputeti demokrat i Lushnjes me zotësinë e tij për ta banalizuar çdo diskutim, duket se e ka fshehur paq të shkuarën e tij që sipas denoncimeve, ka qenë problematike dhe të diskutueshme kur drejtonte hipotekën në Lushnje. Sot, pakkush e di që Korreshi ka mbatjur pozicione të larta në administratën e Sali Berishës dhe ka shkaktuar jo pak probleme pronash në Lushnje.

Në Lushnjen që nuk guxoi të kandidonte me fuqinë e tij në listë të hapur, por duke u ‘fshehur’ nga Berisha në listë të mbyllur. E nëse Lushnja e Berishës mbahet mend për Rrapush Xhaferrin, preshin e Tritan Shehut apo bandat nga e Aldo Bares tek Loshi i Karbunarës, asaj i shtohen edhe bëmet që ka bërë Korreshi në rolin e ish-kreut të Hipotekës. Madje përveç aktrimit të sotëm, Saimir Korreshi e kalon përciptazi faktin se ka qenë Inspektor i Hipotekës në Tiranë e më pas Kryeregjistrues i ZVRPP Lushnje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Media jonë disponon një dosje të plotë që e nxjerr zbuluar Saimir Korreshin për firmat që ka hedhur në qytetin e tij. Tjetërsimi i pronave në zonat më të lakmuara të Lushnjes, siç janë Kolonja, Ardenica etj. janë nga rastet që Saimir Korreshin e kanë çuar deri në dyert e Prokurorisë. Denoncimet e qytetarëve të prekur nga firma e ish-Kryeregjistruesit të Hipotekës Lushnje janë një tjetër dëshmi e manovrave që Korreshi ka bërë, deri në nivelin që Korreshi u afrua në PD për t’u bërë më pas deputet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në dokumentacionin origjinal që ne disponojmë, duket qartë jo vetëm firma e Saimir Korreshit në një Certifikatë Pronësie të vitit 2010, por edhe praktikat e dyshimta të regjistrimit të disa pronave. Pa llogaritur këtu rastet e abuzimeve me legalizimet, apo siç është rasti më i rëndë: Falsifikimi i Certifikatave të Pronësive për qëllime elektorale. Në një denoncim të shtetasit L.S, drejtuar këtë vit Agjencisë së Kadastrës Shtetërore, denoncohet skandali si më poshtë duke listuar edhe rasyet që e kanë çuar Saimir Korreshin të bëjë çorap pronat e Lushnjes:

Mund t'ju interesojë

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perë...

Para 14 minutash
Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet m...

Para 21 minutash
Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 44 minutash

“Arsyeja e parë, lidhej me mashtrimin e banorëve të zonave që kishin për të regjistruar pasurinë e tyre nga ish drejtuesit e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnje, kjo për qëllime të qarta elektorale si për zgjedhjet parlamentare të viteve 2009 dhe 2013, si dhe, për zgjedhjet vendore të vitit 2011. Arsyeja e dytë, lidhej me afera krejt korruptive, ku banorë të këtyre zonave pajiseshin me certifikata pronësie për sipërfaqe banese, tokë truall apo tokë are, në një kohë që, nuk rezultonte brenda zyrave të ishte dokumentacioni i nevojshëm për posedimin prej tyre të këtyre pronave. Më pas, këta shtetas që përfitonin nga këto certifikata të falsifikuara për pasuri të paluajtshme, i shisnin këto pasuri te persona të tjerë, duke i mashtruar blerësit e tyre, e duke siguruar të ardhura nga mashtrimi”.

Në denoncmin në fjalë, shtetasi L.S me banim në Lushnje tregon sesi certifikatat e lëshuara nga Korreshi kanë shkaktuar problem të vazhdueshme gjatë përdorimit të tyre.
“Nxjerrja e tyre nga zyrtarët e ngarkuar me ligj është realizuar duke shkelur legjislacionin e kohës, pasi dokumentacioni që shoqëronte nxjerjen e tyre nuk ka qenë conform detyrimeve ligjore në fuqi” – vijon denoncimi teksa thekson se shumë nga të mashtruarit nga Korreshi dhe sekserët e tij janë detyruar më pas të ri-aplikojnë.

Kjo është një pjesë e ‘bëmave’ të deputetit që ka zgjedhur të konkurrojë me memexhinjtë e rrjeteve sociale sepse ska faj, jemi në vitin 2026. Por e gjithë padrejtësia me pronat që ka bërë nën petkun e ish-Kryeregjistruesit po rëndon edhe sot mbi lushnjarët. Media jonë disponon dosje voluminoze me emra, firma e dokumente konkrete që do të publikohen ditët në vijim. Ndërkohë që inkurajojmë raste të tjera që të denoncojnë të gjithë masakrën e pronave në Qarkun Fier 2009-2013./ Lexo.al/

Etiketat e lidhura

Saimir Korreshi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump
Para 13 minutash

Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit
Para 14 minutash

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Para 21 minutash

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 37 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 17 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.