Nga Marche dhe Abruzzo në Tiranë: Arkitekti italian Oscar Di Domenico sjell vizionin e tij në zemër të Shqipërisë

Nga Marche dhe Abruzzo në Tiranë: Arkitekti italian Oscar Di Domenico sjell vizionin e tij në zemër të Shqipërisë

Me një karrierë të konsoliduar në Itali dhe përvoja të rëndësishme në Angli, arkitekti Oscar Di Domenico ka vendosur të hapë zyrën e tij më të re në Tiranë. Një hap që nuk është thjesht zgjerim profesional, por një urë e re kulturore që lidh artizanatin italian me dinamizmin e kryeqytetit shqiptar. E takuam për të folur mbi filozofinë e tij në arkitekturë, frymëzimet, teknologjinë, trendet dhe projektet në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arkitekti Di Domenico, si ka nisur rrugëtimi juaj profesional?
Nisja ishte në Abruzzo, më pas në Marche, ku themelova dy studio në Civitanova Marche dhe Ankona. Kam pasur fatin të bashkëpunoj edhe me studio në Angli, në ambiente stimuluese që më formësuan me qasje të ndryshme projektimi. Sot, pas kësaj rruge, ndjehem i pajisur me një identitet të ndërthurur mes përvojës italiane, qasjes britanike dhe vizionit tim personal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arkitekti Di Domenico, si ka nisur rrugëtimi juaj profesional?

Nisja ishte në Abruzzo, më pas në Marche, ku themelova dy studio në Civitanova Marche dhe Ankona. Kam pasur fatin të bashkëpunoj edhe me studio në Angli, në ambiente stimuluese që më formësuan me qasje të ndryshme projektimi. Sot, pas kësaj rruge, ndjehem i pajisur me një identitet të ndërthurur mes përvojës italiane, qasjes britanike dhe vizionit tim personal.

Cila është filozofia juaj ndaj arkitekturës?

Ne e quajmë veten “artizanë të dizajnit”. Çdo projekt e trajtojmë si një veshje të qepur me porosi, me kujdes, dëgjim dhe ndjeshmëri. Dizajni nuk është një firmë që imponohet, por një dialog me klientin. Kjo është ajo që e bën punën tonë të jetueshme dhe të qëndrueshme në kohë.

Si e menaxhoni balancën mes dëshirave të klientit dhe vizionit tuaj si arkitekt?

Një nga sfidat më të mëdha në profesionin tonë është pikërisht kjo, të realizosh një vepër që respekton kërkesat e klientit, por njëkohësisht ruan vlerën estetike dhe funksionale. Për ne, çdo projekt nis me një komunikim të hapur dhe të sinqertë me klientin. Nga ky dialog lind balanca mes ideve krijuese dhe kërkesave konkrete. Rezultati është një vepër unike, funksionale dhe që i reziston kohës.

Si po ndryshon roli i teknologjisë në arkitekturë dhe sa e aplikoni ju atë në projektet tuaja?

Teknologjia ka marrë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në arkitekturë, nga modelimi dixhital te ndërtimet inteligjente dhe përdorimi i softuerëve të avancuar. Megjithatë, ne mbetemi besnikë ndaj artizanatit dhe trashëgimisë së dizajnit italian. Teknologjinë e përdorim si mjet për të përforcuar vizionin tonë krijues, pa u shkëputur nga format klasike dhe identiteti arkitektonik historik që na frymëzon.

Çfarë shërbimesh ofron studio juaj?

Merremi me projektimin e rezidencave, hapësirave tregtare, dizajnit të brendshëm, rikonstruksione dhe koncepte arkitekturore të personalizuara. Nuk kufizohemi vetëm në planimetrinë teknike, por shoqërojmë klientin nga ideja fillestare deri në detajin më të vogël të arredimit. Qasja jonë mbetet e njëjtë si për një objekt të vogël, ashtu edhe për një masterplan në shkallë të gjerë.

Çfarë e dallon studion tuaj?

Vëmendja ndaj detajeve. Në një botë që vrapon, ne ndalemi për të menduar dhe për të projektuar me kuptim. Çdo vijë, çdo zgjedhje ka një arsyetim. Klientët tanë ndihen të përfshirë, të dëgjuar dhe të përfaqësuar.

Pse pikërisht Tirana?

Sepse këtu ndjeva një energji të veçantë. Një qytet që transformohet me ritëm, që kërkon cilësi dhe identitet. Tirana më duket vendi i duhur për të ofruar një mënyrë të re projektimi, më humane, më të ndjeshme, më pranë individit.

Si do të funksionojë studioja në Tiranë?

Kemi krijuar një hapësirë të re në Rrugën “Mihal Grameno”, me një drejtim lokal. E deleguara shqiptare për Di Domenico Architects është Adelina Gania, ndërsa struktura është pjesë e shoqërisë italiane “Di Domenico Architects Srl STP”. Ky model na mundëson të operojmë realisht në territor, të ndërtojmë partneritete dhe të zhvillojmë projekte të rëndësishme.

Çfarë roli mendoni se ka arkitektura në forcimin e identitetit kulturor të një qyteti si Tirana?

Tirana është një qytet me rrënjë të thella historike, por që po zhvillohet me ritme të shpejta. Në këtë sfond, arkitektura ka një rol kyç në ruajtjen e identitetit kulturor. Ne besojmë se e ardhmja urbane duhet të ndërtohet mbi historinë, jo mbi harresën e saj. Qëllimi ynë është të sjellim një stil bashkëkohor që bashkon shijen italiane me ndjeshmërinë shqiptare, duke ruajtur rendin dhe harmoninë që i ka dhënë formë këtij qyteti ndër shekuj.

Cilat janë vlerat që sillni nga Italia në këtë realitet të ri?

Kulturën e së bukurës, ndjeshmërinë estetike dhe cilësinë artizanale. Por edhe respektin për identitetin dhe historinë e një vendi, që në Itali janë thelbësore në çdo projekt. Në Itali ndërtohet duke menduar për historinë dhe identitetin e vendeve, dhe ky është mentaliteti që dua të sjell edhe këtu.

Cilat janë trendet më të fundit në arkitekturë dhe dizajn që mendoni se do të adoptohen edhe në Shqipëri?

Aktualisht, një sërë tendencash moderne po marrin hov në Europë, veçanërisht në Itali, dhe është vetëm çështje kohe para se ato të reflektohen edhe në Shqipëri. Një prej trendeve më domethënëse është rikthimi te natyralja, përdorimi i materialeve organike, hapësira të hapura, ndriçim natyror dhe harmoni me mjedisin përreth. Kjo qasje është në përputhje me zhvillimet që po përjeton Tirana dhe qytetet e tjera shqiptare.

Cili është roli i dizajnit në ditët e sotme?

Dizajni ka një funksion thelbësor: të krijojë mirëqenie. Nuk mjafton të jetë estetikisht i bukur, duhet të jetë funksional, i qëndrueshëm dhe emocionalisht i lidhur me njeriun. Projektojmë për eksperiencë, për ndjesi, për jetesë.

A keni në plan bashkëpunime apo kërkoni talente të reja?

Patjetër. Jemi të hapur për bashkëpunëtorë të rinj, arkitektë e dizajnerë që duan të punojnë në një ambient kreativ dhe ndërkombëtar. Kërkojmë njerëz kuriozë, me pasion dhe dëshirë për të ndërtuar diçka me vlerë. Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në: [email protected]

Një mesazh për këtë aventurë të re?

Shpresoj që kjo të jetë një nisje e një dialogu të sinqertë me territorin. Dua të ndërtoj marrëdhënie, jo vetëm ndërtesa. Të lë gjurmë që zgjasin, bukuri, cilësi dhe njerëzillëk. Besoj fort se kjo urë midis Italisë dhe Shqipërisë do të sjellë vlera të reja për të dyja vendet.

Di Domenico Architects Albania Sh.p.k.

Office: Rruga Mihal Grameno Nr.2/A

Tirana – Albania

NIPT/NSSH: M51410045L

https://didomenicoarchitects.com/

(Foto nga ambientet e zyrës)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?