Nga mashtrimi tek shpërdorimi i detyrës, Policia e Tiranës arreston 9 persona në 24 orët e fundit

Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona në 24 orët e fundit në Tiranë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy inxhinierë të firmave, pasi nuk kanë marrë masa e për pasojë, në firmat ku ata punojnë, kanë humbur jetën punëtorë.

Ndërsa, të prangosurit e tjerë akuzohen për dhunë në familje, mashtrim, largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 9 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • E. H., 37 vjeç, pasi në fshatin Priskë e Madhe, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
  • S. L., 63 vjeç, pasi në rrugën “Besa”, u konstatua jashtë banesës, duke thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
  • D. K., 34 vjeç, inxhinier (drejtues teknik), pasi ditën e djeshme në një pallat në ndërtim, duke punuar, ka rënë nga kati i dytë punëtori, shtetasi I. B., i cili ka gjetur vdekjen në vend.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Xh. S., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.62 mg/l, ka përplasur mjetin me drejtues E. M., 69 vjeç, dhe si pasojë e përplasjes shtetasi E. M. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

  1. K., 35 vjeç, A. K., 45 vjeç dhe Z. R., 39 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
  2. P., 31 vjeç, pasi në Sauk, duke drejtuar mjetin tip “Chevrolet”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të bërë testin e alkoolit.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

U referuan materialet për shtetasin E. B., 39 vjeç, inxhinier në një firmë që merret me prodhimin e parafabrikateve, pasi ditën e djeshme, në Bulevardin Blu, gjatë kohës që ka qenë duke punuar me një nga pajisjet për prodhimin e zgavrave metalike në këtë firmë, ka humbur jetën punëtori me iniciale B. M., 35 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?