Nga Meidani, Dokle, Leskaj dhe figurat e reja/ PS vlerëson me medalje ari ”Gardën e Vjetër” për 35-vjetorin

35-vjetori i PS në Tiranë, u festua edhe me dekorata. Mes të vlerësuarve me medalje ari ishin figura si ish-presidenti, Rexhep Mejdani, kryetari i parë i grupit parlamentar të PS, Namik Dokle, ish-kryeministri Ylli Bufi, ish kryetarë të PS në Tiranë, Musa Ulqini, Halil Lalaj dhe Besnik Baraj si dhe ish deputetë e themelues të PS, Valentina Leskaj, Anastas Agjeli, Hamdi Jupe, Maqo Lakrori, Luan Shaullari dhe Sajmira Pino.

Rexhep Meidani u vlerësua me medalje të artë, i cili në detyrën e presidentit spikati dhe solli në politikë maturinë e akademikut, seriozitetin e shtetarit dhe besimin tek institucionet. Sot e nderojmë kontributin e tij të shquar në zhvillimin e demokracisë. “Uroj që PS ta çojë Shqipërinë në modelet që kemi në vendet nordike, që edhe senatori i famshëm amerikan Bernie Sanders kërkon ta zhvillojë në Amerikë, dhe ne e dëshirojmë në Shqipëri”, tha ish presidenti Meidani.

Ethem Ruka, ish deputet i PS në 5 legjislatura dhe ish ministër mori medaljen e artë për kontributin e tij në themelimin e PS. “Kjo sallë sot është shumë e bukur. Nuk e di sa emocione kemi ndarë në këtë sallë nga 1991 deri sot. Shumë faleminderit socialistëve të Tiranës që vlerësojnë figura të guximshme në vitet e vështira dhe ngritën këtë forcë politike progresiste që solli Shqipërinë këtu ku është sot”, tha ish deputeti i PS Ethem Ruka. Namik Dokle, kryetari i parë i grupit parlamentar të PS u vlerësua gjithashtu me medalje nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, për kontributin e tij në fillimet e PS. Ylli Bufi, u vlerësua gjithashtu me medalje të artë si një figurë e rëndësishme e tranzicionit në Shqipëri sidomos për rolin e tij në stabilizimin institucional në vitin 91 dhe në proceset e para të reformave ekonomike si kryeministër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Valentina Leskaj deputete e PS për 4 legjislatura dhe ish-kryetare e grupit parlamentar të PS u vlerësua me medalje nga ministrja Adea Pirdeni, për modelin dinjitoz të gruas në politikë shqiptare. “Ndjehem e nderuar të jem këtu me socialistët e Tiranës që i kanë dhënë tonin PS në gjitha Shqipërinë gjatë gjitha kohërave. PS është sot forca më e madhe dhe e fuqishme në Shqipëri, ka një mandat të fortë padyshim falë punës së socialistëve, por edhe falë shqiptarëve që nuk janë këtu, ama kontribuuan me votën e tyre”, tha ish kryetarja e grupit parlamentar të PS, Valentina Leskaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Besnik Baraj u vlerësua nga Fatmir Xhafaj me medalje të artë, për kontributin e tij si drejtues për vite të tëra i PS në Tiranë si dhe si deputet për disa legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë. Hamdi Jupe u vlerësua me medalje nga ministri i Turizmit, Blendi Gonxhe, një ndër themeluesit e PS, i angazhuar në një nga sektorët më të vështirë të tranzicionit, atë të medias. Anastas Anxheli medaljen e mori nga kolegu i tij në komisionin e Ekonomisë, Erion Braçe për kontributin e tij për ekonominë shqiptare. Me medalje të artë u vlerësua edhe Maqo Lakrori, për kontributin e tij si themelues i PS dhe si deputet i kuvendit në 3 legjislatura, kryesisht në fushën e arsimit të lartë.

Halil Lalaj, kryetari i parë i PS në Tiranë mori medaljen e artë nga deputetja socialiste Anila Denaj, për kontributin e tij në forcimin e organizimit politik dhe përfaqësimit të vlerave të PS. Deputetja Iris Luarasi i dha medaljen e artë Musa Ulqinit, një ndër themeluesit e PS dhe deputet i PS për 7 legjislatura, për kontributin e tij në ditët më të vështira të PS. Luan Shaullari, themelues i PS, u vlerësua me medaljen e artë nga deputeti Igli Hasani për kontributin e tij në forcimin e administratës publike, menaxhimin finjanciar dhe transparencën e institucioneve. Sajmira Pino medaljen e mori nga ish-ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, për kontributin e saj në organizimin e grave socialiste dhe rritjen e rolit të tyre në politikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?