Nga “miku” te paga. Çfarë po i dekurajon realisht të rinjtë të aplikojnë për punë

Eksperti i punësimit Arbër Xhihani, i ftuar në emisionin “Dita Jonë”, ka renditur disa nga arsyet kryesore pse të rinjtë në Shqipëri nuk zgjedhin të aplikojnë për punë përmes zyrave të punës, pavarësisht numrit të lartë të vendeve vakante.

Sipas tij, një nga problematikat kryesore mbetet perceptimi i gabuar për zyrat e punës, të cilat shihen më shumë si institucione për përfitime sociale sesa si struktura profesionale për ndërmjetësimin e punësimit.

“Në Shqipëri ende mbizotëron rekrutimi përmes miqve dhe njohjeve, dhe jo përmes databazave profesionale”, u shpreh Xhihani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi se pagat e ulëta vazhdojnë të jenë një faktor frenues për të rinjtë, megjithëse dy vitet e fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e tyre. Aktualisht, paga mesatare në vend është rreth 84 mijë lekë, por përqendrimi i shumicës së vendeve të punës në Tiranë e bën këtë nivel page të pamjaftueshëm për të përballuar kostot e jetesës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhihani nënvizoi se profesionet teknike, si mekanikët dhe elektricistët, paguhen sot mbi 100 mijë lekë bruto, ndërsa paga minimale prej 50 mijë lekësh nuk pasqyron realitetin e tregut të punës. Ai shtoi se informaliteti dhe mosdeklarimi i pagave reale vijojnë të mbeten problem serioz.

Sipas ekspertit, mungesa e një përllogaritjeje zyrtare të “pagës së jetesës”, si dhe disbalanca rajonale e pagave, po nxisin largimin e të rinjve dhe po detyrojnë bizneset të kërkojnë fuqi punëtore jashtë vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?