FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Nga nesër do ndihmoj 5 familje në ditë”, Rudina Hajdari mesazh të rëndësishëm: Më shkruani në inbox, nëse…

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, ofron ndihmën e saj për qytetarët shqiptarë, në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit.

Hajdari shkruan në “Facebook” se duke filluar nga nesër do të ndihmojë të paktën 5 familje në ditë, ndërsa iu bën thirrje atyre qytetarëve që kanë nevojë për ushqime që t’i shkruajnë në inbox.

“Ju lutem, nëse jeni një familje me fëmijë apo të moshuar dhe keni nevojë për ushqime në zonën e Laprakës, mund të më shkruani në inbox në mënyrë që t’ju siguroj ndihmën e duhur në këto momente të vështira. Duke filluar nga nesër do të ndihmojmë të paktën 5 familje në ditë. Kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin. Rrini në shtëpi”, shkruan Hajdari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?