Nga nesër nis shpërndarja e bonusit 3 mijë lekë dhe e pensioneve të indeksuara me 3.3%

Nga nesër (1 prill) do të nisë shpërndarja e pensioneve të indeksuara me 3.3%. Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hoda tha se pensionet këtë vit janë indeksuar me 3.3%.

Po ashtu Hoda tha se krahas pensionit të indeksuar, nga nesër do të shpërndahet edhe bonusi 3 mijë lekë i Paketës së Rezistencës Sociale për të gjitha kategoritë përfituese. Kreu i ISSH solli edhe një shembull, nëse një pensionist e ka pensionin 200 mijë lekë të reja, me indeksimin ai do të përfitojë një rritje me 6600 lekë të vjetra,

“Nëse një qytetar e ka pensionin 200 mijë lekë të vjetra, automatikisht në muajin prill merr 206.600 lekë të vjetra, do rritet me 6600 lekë të vjetra”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?