Nga nesër të gjithë ministrat takim me bazën e PS-së

 

 

Ministrat të gjithë,nga nesër, do dalin  nëpër rrethe. Me urdhër të prerë të Kryeministrit Rama. Nuk duhet të jetë puna e kongresit. Diçka tjetër nuhat Edi Rama. Mundësia për të shkuar në zgjedhje të parakohshme e bën të testojë se ku është qeverisja. Sa e duan në bazë qeverinë e tij. Ose mundet të gjejë një mënyrë për t'i zëvëndësuar ministrat pas takimeve në bazën e PS-së. Dhe e ka pretekstin për sejcilin pas takimeve në bazë.

Duke filluar nga dita e shtunë të gjithë ministrat do të zbresin në terren për t’u ballafaquar me votuesit dhe strukturat lidhur me premtimet apo pritshmeritë e publikut nga qeverisja e majtë. Lajmin e ka konfirmuar numri dy i PS në intervistën e dhënë për emisionin kapital në Vizion Plus.

Duke filluar nga dita e nesërme e deri në mes të muajit dhjetor, jo vetëm Edi Rama po e po , por nën drejtimin e Edi Rames i gjithë kabineti qeveritar do të jetë në takime intensive me të gjithë zgjedhësit tanë, me strukturat tona për të komunikuar me ta lidhur me ato që kanë bërë në këto dy vjet qeverisje dhe me ato që do të bëjnë në dy vitet e ardhshme të qeverisjes”.

Por si e sheh qeverisjen e deritanishme njeriu më i rëndësishëm në PS, pas Edi Rames. Kryetari i Asamblesë Kombëtare nuk është i kënaqur, madje deklaron se vetë kryeminisri është njeriu më i pakënaqur.

Unë e njoh mirë Edi Ramën dhe besoj që njeriu më i pakënaqur në atë qeveri është vetë Edi Rama. Pasi kam kaluar shumë kryeministra në këto 25 vjet dhe e vlerësoj për vizionin që ka për qeverisje, për përkushtimin, për energjinë, për kohen  që vë në dispozicion për marrëdhëniet që ndërton. Një njeri që ka një vizion të tillë, një përkushtim  dhe një ambicie të tillë natyrisht që është pakënaqur me efektivitetin dhe nuk është i lumtur Edi Rama. Ndryshimi qeverisë është ekskluzivitet dhe atribut vetem atij drejton kabinetin dhe ai merr përsipër edhe kostot”.

SHKARKO APP