”Nga protesta do të ketë surpriza”, Gent Progni: Thembra e Akilit është Kodi Zgjedhor

Aktivisti Gent Progni deklaroi se protesta kundër qeverisë mund të hyjë në një fazë të re dhe të sjellë zhvillime të papritura, deri në atë që ai e cilësoi si mundësinë e dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama. ”Kjo protestë ka shumë rryma. Ka të PD që janë kundër drejtuesve të PD, ka të PS që janë kundër atyre të PS, të qendrës. Pra ka shumë rryma”, tha në ”News 24”.

Aktivisti bëri të ditur gjithashtu se është ngritur një grup pune për hartimin e një platforme, me synimin që protesta të bëhet më gjithëpërfshirëse dhe të marrë një formë më të organizuar. “Shtatori do të jetë ndryshe. Ndaj është ngritur një grup pune, që të bëjë platformën sa më gjithëpërfshirëse”, tha Progni. Ai argumentoi se protesta duhet të shndërrohet në një mekanizëm të qëndrueshëm qytetar, pavarësisht se cila forcë politike mund të jetë në pushtet në të ardhmen.

Duke folur për të ardhmen e qeverisë, Progni e cilësoi protestën si pikën e parë të një procesi që mund të çojë në largimin e kryeministrit. “Protesta është guri i parë i dominosë që bie, dorëheqja e Ramës”, deklaroi ai, duke shtuar se sipas tij kryeministri “po shkon drejt fundit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Progni theksoi se ndryshimi i një qeverie nuk është i mjaftueshëm nëse nuk ndryshon edhe mënyra se si zhvillohen zgjedhjet. Ai e cilësoi kodin zgjedhor si një prej çështjeve kryesore që duhet të trajtohet. “Thembra e Akilit është kodi zgjedhor. Nëse njerëzit nuk dalin të barabartë në zgjedhje, çdo gjë është kot”, tha ai. Në deklaratën e tij, Progni kritikoi edhe opozitën, duke argumentuar se ajo ka humbur besueshmërinë gjatë viteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Historia e ka treguar në këto 13 vite që jo vetëm është i pabesë Rama, por dhe opozita”, deklaroi ai, duke iu referuar edhe marrëveshjes së 17 majit 2017 mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, pas së cilës protesta e opozitës së asaj kohe u mbyll. Në fund, Progni paralajmëroi se protesta mund të hyjë në një fazë të re dhe se zhvillimet e ardhshme mund të jenë të papritura. “Është zgjim që nuk po shuhet”, tha ai, duke e mbyllur deklaratën me paralajmërimin. ”Nga protesta do të ketë surpriza”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3635 (71.4%)
Jo 1453 (28.6%)

Vota totale: 5088