Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga puna pa pagesë në komunizëm, tek rritja me 100% këtë të enjte. Historia e rrogave të deputetëve

Aktualitet E enjte, 25 Maj 2023 19:26
Nga puna pa pagesë në komunizëm, tek rritja me 100% këtë të enjte. Historia e rrogave të deputetëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me 95 vota pro, në Kuvend sot u miratura projektligji për rritjen e pagave edhe për presidentin, kryeministrin, deputetët dhe ministrat. Deri në vitin 1990 deputetët komunistë, gjithsej 250, nuk kishin pagesë fare për punën e deputetit. Ata mblidheshin katër herë në vit me nga dy-tre ditë seancë dhe pastaj ktheheshin në vendin e tyre të punës, ku merrnin rrogën e zakonshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me krijimin e Kuvendit të parë pluralist doli për herë të parë problemi i rrogës së tyre, sepse ata tani do t’i kushtoheshin vetëm punës parlamentare. Pati një debat se sa duhet të ishte rroga e deputetëve dhe ajo që mbahet mend nga ajo kohë ishte një frazë e deputetit të opozitës, profesor Doktor Ylli Vejsiu, dekan i fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Duke marrë fjalën në Kuvend për punën e rrogave, ai tha: “Vetëm zogjtë këndojnë pa paguar”. Kjo do të thoshte se deputetët tani nuk do të punonin më “badiava”.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 3 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 3 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 4 orësh

U vendos rroga e deputetëve e përshtatshme për kohën dhe kjo rrogë vazhdoi kështu deri në vitin 2000. Kjo rrogë (rreth 30 mijë lekë në muaj) tani nuk e motivonte më punën e deputetit në kushtet e reja të çmimeve. Kryeministri i asaj kohe Ilir Meta vendosi t’i rritë me tri herë rrogat e tyre dhe kjo u bë edhe me marrëveshjen e heshtur të opozitës (demokratike). Edhe ata i donin paratë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo rrogë e re e vendosur në vitin 2000, me pak rritje të vogla (aq sa inflacioni) ka vazhduar deri në vendimin e fundit të Kuvendit, pra për më shumë se njëzetë vite e pandryshuar. Deputetëve gjatë kësaj kohe iu janë hequr makinat e Kuvendit dhe shoferat. Natyrisht që ata marrin dieta për lëvizjet e tyre për shkaqe pune, por rroga mbeti po ajo: rreth 150 mijë lekë në muaj. Nga kjo rrogë deputetit i mbahen rreth 30 mijë lekë për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ashtu si të gjithë punonjësve të tjerë, si dhe për sigurimet shoqërore suplementare, si rroga të larta që janë. Shkurt, “kokoshi” katandisej thelë. Deputetit i mbetej të merrte neto rreth 1100 euro rrogë në muaj. Dhe kjo për rreth njëzetë vjet rresht. Çfarë çmendurie! Gati, gati sa nuk i kishin shpallur deputetët “vullnetarë të Enverit”, tanimë në kohën e Salës dhe të Edit. Absurditeti shkonte deri aty, sa, me rritjen e tanishme të rrogave, sipas projektit të qeverisë, disa specialistë të ministrive do ta kishin rrahën më të lartë se ato të vetë eprorëve të tyre ministra. Hajde moral hajde!

Kjo sjellje e qeverive shqiptare ndaj deputetëve dhe ministrave ka qenë poshtëruese dhe ky poshtërim ka ndodhur gjatë më shumë se njëzetë vjetëve, edhe në tetë vitet që ka qenë kryeministër Sali Berisha, edhe në dhjetë vjet që është kryeministër Edi Rama. Të dy e kanë lënë deputetin në gjendje të mjeruar, ndoshta për të ulur personalitetin e tij me psikologjinë se “boll e ke edhe atë, se unë ta kam futur emrin në listë si deputet”.

Është e vërtetë se një pjesë e vogël e deputetëve kanë biznese private dhe rroga mund të mos u hyjë në sy. Por kjo nuk do të thotë se duhet t’i lësh ata “me bukë e djathë”, për të qenë të nënshtruar. Kjo është arsyeja që disa deputetë i lënë mandatet me lehtësi, sapo gjejnë një vend të ri pune, kur shikojnë se çfarë rroga të mjera kanë në Kuvend. U del më mirë të punojnë si gazetarë apo analistë shtypi, ku e kanë rrogën disa herë më të lartë se deputeti e ministri.

Në këtë zhurmë të debatit për rriten e rrogave të deputetëve dhe ministrave u ngatërruan me këmbët e tyre edhe dia gazetarë dhe analistë “krejtësisht të pavarur”, përveç varjes së tyre prej qeses me para që marrin çdo muaj nga burime të dyshimta dhe për arsye të dyshimte. Lexuesit tani e dinë tanimë se këta “analistë” i kanë rrogat deri në 18 milionë lekë (të vjetra) në muaj nga institucione publike dhe private, për punë që nuk dihet se çfarë janë. Nga mosdija (gjindje pa shkollë, zotni mësues) apo nga morali i ulët e tyre, nxituan ta quajnë “mallkim” rrogën e re të deputetëve, që “mos arrifshin ta hanë ishalla!”

Rrogat e reja të deputetëve nuk do ta varfërojnë popullin shqiptar. Janë gjithsej 160 rroga deputetesh dh ministrash ato të nivelit të lartë. Prej këtyre mund të hiqen nja dyzetë rroga, sepse Kuvendi i Shqipërisë sot nuk ka nevojë të ketë 140 deputetë. Ky numër u vendos nga Kuvendi komunist i vitit 1991, duke e shkurtuar atë nga 250 që ishte deri atëherë.

Sot në Shqipëri ka vetëm 2,7 milionë banorë, nga rreth 4 milionë që kishte më 1991. Një deputeti shqiptar praktikisht i bien rreth 10 mijë zgjedhës kur në Itali, Gjermani e gjetkë ky numër është mbi 60 mijë për çdo deputet. Atëherë pse duhet të jetë 140 numri i deputetëve dhe jo 80 apo 100? Kjo ulje e numrit të tyre do ta çonte në zero humbjen nga rritja e rrogave të tanishme. /Gazeta Tema/

Etiketat e lidhura

deputetepaga
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alternativë
Para 9 orësh

Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alterna...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.