Nga sera te rafti i supermarketit, në shtator nis “Pricewatch Albania”, iu shërben konsumatorëve

“PriceWatch Albania”, platforma e re që synon transparencë mbi çmimet e ushqimeve bazë, pritet të bëhet aktive në shtator. Qytetarët do të mund të krahasojnë çmimet nga prodhimi te pika e shitjes, ndërsa institucionet do të monitorojnë lëvizjet përgjatë zinxhirit. Synimi është rritja e konkurrencës dhe frenimi i abuzimeve me çmimet.

“Po çmimet, ja ashtu. Domatja 120, kastraveci 100. Dikush e ka më lirë e dikush më shtrenjtë”, thotë një qytetar.

Nga fushat e serrat ku kultivohen te pikat e grumbullim e më pas te ato të shitjes e pakicë… qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj do të kenë të pasqyruar në kohë reale çmimet e frutave, perimeve dhe kategorive të ushqimeve të tjera bazë. Me qëllim transparencën dhe parandalimin e abuzimeve, nga muaji shtator do të bëhet aktive platforma “PriceWatch Albania” – “Pasqyra e Çmimeve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes kësaj platforme, konsumatorët do të mund të shohin çmimet e produkteve bazë, t’i krahasojnë ato dhe të zgjedhin se ku mund t’i blejnë më lirë. Nga ana tjetër institucionet do mund të ndjekin edhe zinxhirin e çmimit, nga importi apo prodhimi deri në pikën e shitjes, për të kuptu ar ku krijohen diferencat dhe për të gjetur abuzimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3632 (71.4%)
Jo 1453 (28.6%)

Vota totale: 5085