Nga sfurku te shigjeta, zbërthehen disa nga tatuazhet e çuditshme në trupin e 23-vjeçares Evgjeni Baxho
Zbërthehen disa nga tatuazhet e çuditshme në trupin e 23-vjeçares Evgjeni Baxho, e cila humbi jetën pak ditë më parë në mënyrë misterioze.
Fillimisht është thënë se e reja ka humbur jetën nga një infeksion në dhëmballë, por policia dhe prokuroria kanë nisur një hetim të thelluar për të zbardhur të vërtetën. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për “BalkanWeb” disa nga shenjat dhe tatuazhet e çuditshme, që janë gjetur në trupin e 23-vjeçares.
Nga zbërthimi ka rezultuar se tatuazhi në barkun e viktimës është një bashkim i simboleve rune (naziste).
Përkatësisht, kuptimi i tyre është:
Tiëaz – shigjeta që nënkupton nder, drejtësi dhe autoritet
Odal – romb që nënkupton shtëpi, pasuri e trashëguar
Algiz – pamje sfurku do nënkupton mbrojtje dhe shëndet
Ndërkohë, siç raporton gazetarja Bezat për “BalkanWeb”, policia ka ushtruar sërish kontroll në banesën e vajzës, duke analizuar gjithë sendet e saj personale për të zbuluar të dhëna që mund t’i japin shpjegim simboleve.