Nga sheshi “Wilson” deri te diga e Liqenit, një tmerr nga kazanët me mbeturina peshku
Nga Erion Braçe-
NGA SHESHI “WILSON” DERI TEK DIGA E LIQENIT,
Ka një seri me dyqane peshku që pastrojnë e shesin peshk e produkte të tjera deti; ka një seri me restorante peshku që pastrojnë e gatuajnë peshk e produkte deti.
Mbetjet që krijojnë i hedhin në këta kosha!
Ndotja e ajrit në këto temperatura është tmerr!
Provoni të kaloni këtu dhe e kuptoni menjëherë.
Ndaj isha sot në këtë rrugë. Me gjasë, kështu është kudo!
AKU, që e ka këtë detyrë në raport me dyqanet e restorantet, duhet të merret me problemin e mbetjeve që krijojnë dhe që shqetëson mijëra banorë!
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit e Bashkisë duhet të bëjë detyrën në shërbim të banorëve të këtij qyteti.
Eco Tirana duhet të mendojë një zgjidhje krejt tjetër, për sa kohë që nuk i pastron dot as mbetjet, siç e shihni!
Është puna, ndërkohë që pastërtia është cilësi jete.
KOHA JONË SONDAZH

