Nga Shqipëria vetëm një llogari bankare në HSBC e Zvicerës

Në listën me 106 mijë emra nga 203 shtete të botës me llogari bankare miliona dollarëshe në bankën zviceriane HSBC, me qëllim shmangien e taksave fiskale ka dhe shtetas nga rajoni i Ballkanit.

Numrin më të madh të klientëve e ka Greqia me mbi 2148 klientë dhe pas saj renditen Maqedonia, Serbia, Mali i Zi e Bosnje Hercegovina. Ndërkohë Shqipëria është në listën e shteteve me zero dollarë por me 1 klient, ku Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve të Hetimit që kanë mundësuar investigimin e “SwissLeaks”, sqaron se nuk ka publikuar informacione për shtetet me më pak se 3 klientë. Greqia renditet në vendin e 28 nga vendet që kanë shfrytëzuar shërbimet e bankës HBSC, ku sasia maksinale e parave të depozituara nga një klient i vetëm grek është 525.4 milionë dollarë.

Sipas të dhënave të Basnkës BOtërore GDP e Greqisë në 2007 ishte 28 500 dollarë për frymë dhe 10% e më të pasurve zotëronin 5,68% të të ardhurave në 2007-tën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në emër të Greqisë figurojnë 2,460 llogari bankare me 2,148 klientë të lidhur me Greqinë me një shumë totale prej 2,6 miliard dollarësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?